TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2026, 19:29

Batërdia në Rrjoll, qeveria i del në krahë Bashkim Ulajt; fshihet pas manovrave të gjykatës

Shkruar nga Pamfleti
Batërdia në Rrjoll, qeveria i del në krahë Bashkim Ulajt;
Foto ilustruese

Në vend që të merret me Ulajn, Albana Koçiu godet banorët e Rrjollit: Askush nuk fiton nga tensioni e përplasja

Qeveria i ka dalë hapur në mbështetje klientit të saj, Bashkim Ulaj. Edhe pse në Rrjoll po bëhet masakër dhe banorëve të asaj zone po u rrëmbehet prona me forcë, për qeverinë nuk ka asgjë të keqe aty.

Zv.kryeministrja Albana Koçiu zëvendësoi kryeministrin Rama në një interpelancë me deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, të cilët kërkuan sqarime për situatën në Rrjoll. Zëvendësja e Ramës u justifikua me faktin se ajo është një çështje që i takon drejtësisë dhe qeveria nuk ka pse të ndërhyjë.

Qeveria nuk mund të zëvendësojë gjykatën, nuk merr rolin e prokurorit apo gjykatësit. Koha kur politika vendoste me telefon ka marrë fund. Sot Shqipëria funksionon me institucione. Çdo qytetar që pretendon të drejtën e pronës mund t’u drejtohet institucioneve. Nëse sot dikush mendon se zgjidhja është që qeveria të dalë e të vendosë kujt i takon prona, do të ishte kthim pas. Procedurat janë ndjekur në përputhje me legjislacionin, çdo hallkë është trajtuar në përputhje me të. Është njohur e gjithë procedura përmes vendimeve të gjykatave. Në një shtet demokratik, vendimet e gjykatave respektohen edhe kur ka debat”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Koçiu u ka “dhënë mend” banorëve të Rrjollit që të mos përdorin dhunë, pasi sipas saj askush nuk ka “bërë hajër” nga dhuna.

Sa u përket pretendimeve, Policia e Shtetit ka qenë në terren, ka pasur tension dhe përplasje. Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur që situata të mos dalë jashtë kontrollit dhe për këtë meriton respekt e mbështetje. Qytetarët duhet t’i ndjekin pretendimet në rrugë institucionale, askush nuk fiton nga tensioni e përplasja”, tha Koçiu.

Por si është realiteti dhe cilat janë raportet e Bashkim Ulajt me qeverinë?

Emri i Bashkim Ulajt lidhet me projekte infrastrukturore të mëdha, si aksi Thumanë-Kashar dhe Unaza e Madhe e Tiranës, të cilat janë shoqëruar me denoncime dhe hetime nga SPAK për procedurat dhe kostot e fryra. Sa i takon Rrjollit, ka pasur përplasje dhe dhunë ndaj banorëve, por drejtësia dhe vetë SPAK-u janë dorëzuar përballë tij.

Kompania “Gener 2” disponon dokumente kadastrale për 150 hektarë tokë, të blera nga shtetasi Fatmir Shpellzaj, ndërsa banorët e Baks-Rrjollit pretendojnë se toka është e tyre dhe u është grabitur me dokumente zyrtare false.

Ata kanë bërë kallëzim në SPAK për dokumentet false, për bllokimin e punimeve të kompanisë “Gener 2” dhe largimin e forcave policore nga zona deri në zgjidhjen gjyqësore të konfliktit.

Shefat e SPAK-ut kanë deklaruar mungesën e kompetencës, duke ia kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa kallëzimi i bërë nga banorët përfshin akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe kadastrale në bashkëpunim, si dhe përfitim të paligjshëm të pasurisë.

Prokuroria e Shkodrës, përveç dosjes që i ka dërguar SPAK-u si kompetencë lëndore, ka edhe disa kallëzime penale të bëra nga banorët e Baks-Rrjollit me të njëjtat akuza.

Por nuk zbatohet Kodi i Procedurës Penale, pasi nuk bllokohen punimet e kompanisë “Gener 2” deri në përfundim të hetimit dhe shpalljen e vendimit të formës së prerë. Madje ka mosveprim edhe nga Gjykata e Shkodrës, e cila nuk bën sigurimin e padisë deri në gjykimin e çështjes. Pra, për çfarë gjykatash flet Koçiu? /Pamfleti

albana kociu rrjoll ulaj

3 Komente

  1. t
    ttttttt

    Po kur drejtesia dhe qeveria jane bashke, kush e jep te drejten?

    1. O
      Opionisti

      Mund te hetohete dhe te arestohete..ne shqiperi ka dy kryemister nje monark pasha sulltan perandor kancelar

      1. O
        OPI

        FIKS TAMAM TA MARRIN PRONEN SA HEP E MBULL SYTE AMAM VETEM OLIGARKET E EDIT TE MOS PREKEN PA POPULLIN TA HEQIM QAFE SE KA PLOT BANGLANDESHAS FILIPINAS E CA DREQIN KUSH NUK PO VJEN ZGJOHUNI PERDERISA NUK KEMI DREJTESI VENDOSENI DREJTESINE VETE KESHTU MENDOJ UNE .

      Lini një Përgjigje