TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Maj 2026, 19:42

Drejtësia e paradokseve/ Bashkim Ulaj në GJKKO jo për të dhënë llogari, por për t'u mbyllur gojën kritikëve!

Shkruar nga Pamfleti

 

Drejtësia e paradokseve/ Bashkim Ulaj në GJKKO jo për të
Bashkim Ulaj në GJKKO

Oligarku që nuk e prek drejtësia/ Bashkim Ulaj i bën karshillëk SPAK-ut, çon në gjykatë deputetët që folën për skandalin e Rrjollit

Nuk kanë fund paradokset në Shqipëri. Teksa në Elbasan policia nuk futej dot në resortin e Gjergj Lucës, një tjetër oligark, i cili e mban mirë me PD dhe PS, sfidon rendin dhe shtetin.

Bashkim Ulaj u pa sot në ambientet e SPAK dhe GJKKO, por ndryshe nga sa u mendua fillimisht nga gazetarët se po shkonte për të dhënë llogari, në fakt ai ishte aty për të kërkuar llogari.

Ulaj shkoi në Gjykatën e Posaçme për një kallëzim për shpifje ndaj dy deputetëve të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Dy deputetët janë të vetmit që denoncuan skandalin e “Gener 2” në Rrjoll, pasi si deputetët e PS, ashtu edhe ata të PD-së, nuk thanë gjysmë fjale.

Mirëpo Ulajt nuk i ka pëlqyer dhe i ka paditur. Por këtu është edhe skandali, pasi në vend që Ulaj të ftohet në SPAK dhe të japë llogari, padit ata që kërkojnë drejtësi.

Mbi rastin reagoi edhe vetë Agron Shehaj. “Jemi vendi i çudirave! Ata që duhet të japin llogari për çfarë kanë bërë, shfaqen si viktima dhe na padisin pse kemi dalë në mbrojtje të banorëve të vjedhur. Unë kam hyrë në politikë për t’u dalë në krah njerëzve, për të qenë zëri i atyre që nuk dëgjohen dhe për të thënë të vërtetat që të tjerët nuk i thonë dot. Nuk tërhiqem, pavarësisht pasojave”, shkruan ai.

Emri i Bashkim Ulajt lidhet me projekte infrastrukturore të mëdha, si aksi Thumanë-Kashar dhe Unaza e Madhe e Tiranës, të cilat janë shoqëruar me denoncime dhe hetime nga SPAK për procedurat dhe kostot e fryra. Po ashtu, në Rrjoll ka pasur përplasje dhe dhunë ndaj banorëve, por drejtësia dhe vetë SPAK janë dorëzuar përballë tij.

Kompania “Gener 2” disponon dokumente kadastrale për 150 hektarë tokë, të blerë nga shtetasi Fatmir Shpellzaj, ndërsa banorët e Baks-Rrjollit pretendojnë se toka është e tyre dhe u është grabitur me dokumente zyrtare false.

Ata kanë bërë kallëzim në SPAK për dokumentet false, për bllokim punimesh të kompanisë “Gener 2” dhe largimin e forcave policore nga zona, deri në zgjidhjen gjyqësore të konfliktit.

Shefat e SPAK-ut kanë deklaruar mungesën e kompetencës, duke ia kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Shkodrës, kur kallëzimi që kanë bërë banorët ka si akuzë veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve zyrtare e kadastrale në bashkëpunim dhe përfitimit të paligjshëm të pasurisë.

Prokuroria e Shkodrës, përveç dosjes që i ka dërguar SPAK-u si kompetencë lëndore, ka disa kallëzime penale që kanë bërë banorët e Baks-Rrjollit me të njëjtat akuza.

Por nuk zbatohet Kodi i Procedurës Penale, duke mos bllokuar punimet e kompanisë “Gener 2” deri në përfundim të hetimit dhe shpalljes së vendimit të formës së prerë; madje ka mosveprim edhe nga Gjykata e Shkodrës, e cila nuk bën sigurimin e padisë deri në gjykimin e çështjes.

Pra, jo vetëm që drejtësia nuk funksionon, por Ulaj i bën karshillëk dhe shkon në gjykatë kundër atyre që ngrenë zërin. /Pamfleti

 

ulaj spak gjkko

2 Komente

  1. D
    Demir Demaj

    KY ESHTE KULMI. NE VEND TE JAP LLOGARI E TE PENALIZOHET PER GRABITJE TE PASURISE KY FARE Bashkim Ulaj QE PER DEKADA NDERTON NE SIPERFAQE PUBLIKE E GRABIT ÇTI DOJ KOKRA E QEJFIT, GUXON DHE PADIT DY DEPUTETET E NDERUAR QE GUXUAN DHE IA ÇORREN MASKEN. KY USHTAR I BERISHES KA KALU ME RAMEN. E THEM ME DHIMBJE POR SPAK NUK GUXON ME E THIRR PER TE DHENE LLOGARI PER DOSJET QE KA NE SPAK POR PER TE DESHMUAR KUNDER DENONCUESVE TE TIJ. KULMI. NA NXORREN BOJEN, PO NA I SILLNI ZORRET NE FYT NGA NEVERIA QE NDJEJM.

    1. f
      five company

      Ulaj, ne fizionomi si pasqyre e Ilir Metes, mbase beri nje xhiro andej nga qelite, pa Ilirin ne pasqyre dhe transformimin e tij brenda 4 mureve, u dyzua per te vazhduar me kullat e tij qe mund ti stamposh me nga nje germe nga alfabeti arabik qe perkthehen ne avuj uji ( rete) dhe nga nje germe hallelujah ( per nxehtesine dhe zjarrin).... Ulaj vertete mund te jete kasnec i PD ose perkrahes i Gjonit ne parti, por kjo nuk e ndal te vazhdoje profesionin e tij si soloist i Metes.. Pra cfare deshiroj te shprehem, nese Meta me ONE dhe KESH filloi " Rindertimin" e Tiranes ne 2010, Ulaj me Telecom dhe Digital vazhdon betonizimin. " Endrra ne sirtar" edhe per Ulaj me syte e Tiranes te pare nga Meta.

      Lini një Përgjigje