Hetimet e prokurorisë Fier mbi korrupsionin e Bankers-it në Patos-Marinëz; biznes midis drejtësisë dhe kompanisë nën drejtimin e kupolës lartë politike PS - PD

Kompania raportonte humbje që nga viti i parë, por vazhdoi të nxirrte mbi 1.5 milion ton naftë bruto në vit për 20 vjet, asnjë gjobë nga qeveria, asnjë sekuestrim pasurie nga SPAK, ndërsa vendburimi Patos-Marinëz po shkatërrohet barbarisht dhe mjedisi është kthyer në katastrofë vdekjeprurëse. Specialistët e naftës paralajmërojnë që nga viti 1994, por politikanët kanë mbyllur sytë: tani SPAK-u kërkon të mbyllë hetimin me '3-4 persona', ndërsa kupola PS-PD mbetet e paprekur.
Atje janë nxjerrë mbi 30 milion ton naftë bruto për 20 vite nga kjo kompani, me vlerë totale rreth 20 miliard Euro dhe jo aq sa e vlerëson SPAK-u dhe si ka paguar asnjë detyrim financiar shtetit. Kompania është në hetim për korrupsion masiv, si lejohet akoma të vazhdoj aktivitetin dhe nuk i sekuestrohet pasuria, vendburimi, dhe t’i kaloj kompanisë shtetërore Albpetrol ? Pazaret e pista duanë që hetimi të mbyllet vetëm me kaq, me qiratë e tokave që merrte kompania, dhe jo me korrupsionin apo me vjedhjen e miliona tonëve të naftës nga kompania për 21 vite, apo me pastrimin i parave, etj.
Hetimet e prokurorisë Fier lidhur me korrupsionin e Bankers-it në vendburimin Patos - Marinëz, kanë qenë biznes midis drejtësisë dhe kompanisë nën drejtimin e kupolës politike PS - PD, dhe të gjitha termat e kontratës janë shkelur rëndë dhe shteti nuk duhet t’a lejonte deri sa gjendja të arrinte deri këtu. Ne specialistët e naftës kemi që në 94′ që i kërkuam qeverisë Meksi që të mos privatizohet industria naftës dhe të prishet kontrata me kompaninë JV Albpetrol - Premier Oil, asnjë përgjigje, heshtje varri. Premieri vodhi sa deshi dhe u largua. Me ardhjen e Nanos në 97′, i kërkuam takim në Institutin e Naftës Fier për të diskutuar lidhur me zhvillimin e industrisë naftës në kushtet e ekonomisë tregut, erdhi ministri Ylli Bufi, drejtori Albpetrolit dhe ca palo deputet karrierist që s’ja u dëgjuam njëherë zërin në Parlament. Unë isha i caktuar për të diskutuar për vendburimet, dhe disa kolegë të tjerë për kërkimet, e kështu me radhë.
Sapo unë fillova, dhe zotëria sa dëgjoi fjalën vendburim, më ndërpreu dhe i dha urdhër të ndjerit Gjergj Kerri që të diskutonte me mua dhe t’i dërgonim mendimet tona, asgjë s’u bë me gjithë insistimin tim. Pra, Ylli erdhi për të pirë një kafe se vendimet i kishin marrë. Në 2004 - rën, Nano ja dha me konҫesion, një grupi inxhinjerësh të Premier Oil, që s’kishin as kompani as kapital investues, por kishin marrë të gjitha studimet tona dhe u interesuan se atje ishte një pasuri marramendëse, krijuan Bankersin kanadez, i cili vazhdoi vjedhjen dhe shkatërrimin e vendburimit deri në 2016, kur Rama – Gjiknuri futën oligarkun e tyre kinez. Bankersi ka patur shumë favore të çuditshme me VKM apo thjesht me urdhëra verbale nga Nano, pas 8 vitesh nga heshtja e Berishës ku ministri Genc Ruli i hoqi TVSH - në dhe nga 2013 - ta nga Rama që e përjashtoi atë nga të gjitha detyrimet, derisa sot ky vendburim ka arritur në fazën e fundit të shfrytëzimit dhe po shkatërrohet barbarisht, duke lënë në shtresë sasi të konsiderueshme rezervash nafte që vështirë se rekuperohen.
Që në vitin e parë të aktivitetit, Bankersi raportonte se punonte me humbje (termi kryesor i kontratës dhe vetëm me këtë i pezullohej direkt aktiviteti operativ), por ai ka vazhduar normalisht aktivitetin e tij, të mbështetur nga këto qeveri.
Gjykata Fierit, i ka hapur dhe mbyllur dosjet siç ka dashur dhe pazarin e kanë bërë mjaftë mirë. Tani që dosja i kaloj SPAK - ut, dhe rezultatet e hetimit kanë përfunduar (siç dëgjuam nga “Kazanët dhe Tenxheret” mediatike), përgjegjësia i ka mbetur Leonidha Çobos, dhe ja 3 - 4 të tjerë, dhe gjithë pazaret e Bankersit na qënkëshin vetëm pazaret e pista me qiratë e tokave që merrte kompania dhe jo korrupsioni marramëndës me vjedhjen e miliona tonëve të naftës nga kompania për 21 vite, dhe ky grup na paska bërë pastrim parash, etj.
Që në vitin e parë të aktivitetit operativ, Bankersi ka raportuar se punonte me humbje (termi kryesor i kontratës dhe vetëm me këtë i pezullohej direkt aktiviteti), por ai vazhdoi normalisht aktivitetin të mbështetur nga këto qeveri. Po gjobat pse ja falën Balluku - Denaj, po për ambientin që është kthyer në një katastrofë mjedisore vdekjeprurëse kush mbanë përgjegjësi? Emrat e tyre kanë dalë dhe asnjëri s’përmendet në këtë hetim, edhe pse është vjedhur gjithë pasuria kombëtare e naftës, gjaku dhe djersa e popullit.
Bankersi ka nxjerrë mbi 1.5 milion ton naftë bruto/vit, por në disa vite edhe mbi 2 milion ton dhe na ka dal me humbje, i kam dëgjuar këto shifra nga intervistat e punonjësve të kompanisë. Atëherë pse ajo vazhdoi aktivitetin, po shteti pse e lejoi, po favoret mbi detyrimet financiare pse ja dhanë qeveritë Nano-Berisha-Rama, po gjobat pse ja falën Rama – Balluku - Denaj, po për ambientin që është kthyer në një katastrofë mjedisore kush mbanë përgjegjësi dhe pse kompania s’ka investuar asnjë lek, po për shkatërrimin e pronave private, a ka politikan të përfshirë në këto skema mafioze të sofistikuara korrupsioni, po qeveritar, k/ministra, zv - k/ministra, ministra, studio ligjore fiktive, kompani private fiktive, k/bashkiakë, gjyqtar, doganier, drejtues institucionesh, etj., etj., të përfshirë në korrupsion në këtë vendburim? SPAK - u duhet të sqaronte këto detaje, madje në një shkrimin tim, para ca ditësh kam sugjeruar që SPAK - u se ka të leht të bëjë këtë hetim se janë ndërthurur shumë faktorë, prandaj duhet medoemos të kërkoj kryerjen e një ekspertize teknike – ekonomike - juridike për të hetuar korrupsionin marramendës në këtë vendburim. Atje janë nxjerrë mbi 30 milion ton naftë bruto për 20 vite nga kjo kompani, me vlerë rreth 20 miliard Euro dhe jo aq sa e vlerëson SPAK-u.
Ana tjetër, kompania është në hetim për korrupsion, si i lejohet asaj akoma të vazhdoj aktivitetin, nuk i sekuestrohet pasuria, vendburimi, dhe t’i kaloj kompanisë shtetërore Albpetrol? Po ashtu pse lejohet kompania Bankers Petroleum të depozitoj paratë nga eksporti i naftës në bankat offshore jashtë shtetit, në kundërshim me marëveshjen hidrokarbure apo vazhdon akoma lojën se del me “humbje” për t’ju shmangur pagesave mbi detyrimet financiare që ka ndaj Shtetit Shqipëtar? Po nga hetimet e deritanishme, prokuria posaҫme, SPAK-u, i ka sekuestruar ndonjë llogari bankare Bankersit dhe personave që ka ngritur akuzë penale dhe sa është shuma? Këtu ka aq shumë probleme për të diskutuar dhe hetuar sa nuk mjaftojn 2 - 3 prokuror, por i gjithë SPAK - u duhej të merrej me hetimin në detaje të kësaj vjedhje dhe do t’ja vlente shumë se do të dilnin të gjitha horrëlliqet e kësaj klase politike në shesh, që kanë bërë në këtë vendburim dhe në të gjitha vendburimet e tjera të naftës/gazit, kromit, bakrit, etj.
Analizat dhe interpretimet në shkrimet tona janë bërë në bazë të eksperiencës që ne kemi në këto vendburime, se termat e kontratës, janë mbajtur tepër sekret, por pak a shumë këto janë që kemi diskutuar ne në ecuri. Kjo është vjedhja më e madhe edhe se ajo e rrugëve, tuneleve, porteve dhe aeroporteve, etj., prandaj SPAK - u dhe drejtësia në tërësi duhet të mendohet mirë para se të konkludoj dhe të flasi, se është vjedhur gjithë pasuria natyrore minerare kombëtare e naftës dhe minierave, gjaku dhe djersa e popullit, naftëtarëve, minatorëve dhe këtë korrupsion e ka drejtuar kupola e lartë politike PS - PD, kompania Bankers Petroleum, kanadez apo kinez s’ka vjedhur vetëm, por bashkë me këta të zotët e shtëpisë, emrat e tyre kanë dalë herë pas here dhe asnjëri s’përmëndet në këtë hetim nga SPAK - u. Kështu do vazhdojm dhe deri kaq është pritëshmëria që po pretë me padurim populli nga SPAK - u?!/Pamfleti
Ai ambasadori kinezo-ameeikan Lu, e kërcënoi Llallën dhe në fund (pa)drejtësia shqiptare e dënoj. E kuptoni a jo kush qëndron pas Bankersit dhe e dini cili është bordi. Të këputurve i vidhen lekët e ilaçeve me ndihmën e sejmenët palokreministrave. Kongo, Nigeria janë vendet më të pasura në botë dhe më të varfërat. Meritonim Mitat Frashërin qoftë Mehmet Shehun patëm njeriu më keq se tjetrin
Une me shume kam merak me cpimet ne det qe filluan ne fillim te viteve 1990. Behej fjale per ujqer te medhenj e jo palo chineze. Nuk u tha asnjeherecfare u be ku jane e ku iker e kur, se per te ardhur dihet qe erdhen te huajte e u nda bregdeti ne 3 zona. Po te futesh ne Google map ne bregdetin tone sa i larkohesh brekut pak harta del turbull, ndersa gjetiu harta del e paster. Natyrisht copezat strategjike jane te turbullta por jo copeza deti te hapur.
Pas Bregut vjen Kodra. Qe do te thote nese nafta jone " uleret", do vij rradha e kromit qe te kerkoje te drejten e riatdhesimit... Riatdhesimi i naftes, do pak kohe sa te mblidhen gjithe kokat, veglat nuk i duhen as dreqit. Pasi te riatdhesojme naften, kromin, bakrin, hekur-nikelin, qe i perkasin Kodrave ( bukuranet e Hills), Bregu do vije me torbe vete ne atdhe...!!!
Dosja Bankers vjedhja e Shekullit me bekimin e te gjitha Qeverrive te Djathta te Majta Dhe LSI Asnjere mos prisni qe keta te ndeshkohen Per aq kohe sa keta marre pjesen e Tyre dhe me se fundi deshtimi i SPAK ngre shume pikpyetje mbase ka marre pjesen qe i takon dhe i ka lene te vazhdojne vjedhjen Sot shumica e njerzve ka humbur shpresen te SPAK dhe ka marre rrugen e largimit Nje nje vend qe nuk ka Drejtesi mos prisni qe nje dite te behet
Ky Bankersi e ka pas mbeshtetjen e ambasades amerikane dhe per kete kan heshtur keta shushunjat tane sigurisht duke marr pjesen e vet. Spak nuk mund te beje shume ne kete rast per shkak te A.A.
Inxhinier Tushe! Mos e bëj të madhe. 20 miliard dollarë për miqtë e tyre kinezë, lej fen -istat tanë kryeministra e quajnë pak. Nafta është e zezë: "Lindja është kuqe". Fshehja e parave të korrupsionit nga Lindja në Perëndim , parja e zezë për një pleqëri të bardhë, ka marë krisje. Takimi dhe marrëveshjet e Donald Tramp me Presidentin kinez përfshin edhe këtë pikë. TRANSPARENCËN. "Pazari" pika 8. Informacion "i fundit".
Vetem Enver Hoxha e vuri naftën ne sherbim te popullit shqiptar. Ai do tu vinte hakut edhe ketij hajdutlleku qe ka shperthyer.
Kaq vjedhje monstruoze, dhe askush nga deket nuk lëvizin. Prap u shkojnë pas Ramutve e Salehve. Ky super vjedhje e mafies politike shteterore. Ua vodhën shqiptarve mbi 10 mije euro per koke banori!
Na vodhi Turku, Serbia, Rusi…. Ka nja 35 vjete qe po na vjedh dhe Amerika me gjithe hebrenjte e Sorrosit. Kot kerkuam “ Liri Demokraci” se na e futi sa krahu edhe Amerika. Mjere populli thuaj!
keshtu kur votoni hajdutet e edvin kaurroviqit.
ALBANISTAN hesapi. Te vjen keq, sepse as ne Afrike nuk eshte keshtu. Si ka mundesi ...