Nga viti 2015 deri te rasti i fundit me 56 studentë të helmuar, “SORI-AL” ka vazhduar të mbajë monopolin e ushqimeve në Akademinë e Policisë, ndërsa milionat e tenderëve nuk janë ndalur as pas skandaleve dhe precedentëve penalë të pronarit të saj
Por ky nuk është rasti i parë që kompania “SORI-AL” e Nikolin Jakës helmon studentët e Akademisë së Policisë me ushqime të skaduara e të kontaminuara. Ka pasur raste helmimi edhe në çerdhe, kopshte, konvikte, spitale, ushtri e burgje, ku kjo kompani ka marrë dhe vazhdon të marrë miliona euro tenderë.
Për studentët e policisë, rasti i datës 6 maj 2026 është hera e tretë, pas vitit 2015, që kompania “SORI-AL” e Nikolin Jakës i helmon me ushqime, duke u rrezikuar jetën, ndërsa është toleruar nga drejtuesit e Akademisë, me të cilët ka bërë pazare.
Rasti i parë është helmimi i 63 studentëve të policisë, më 18 maj 2015. Ky helmim u tentua të mbahej i fshehtë nëpërmjet çeqeve të biznesmenit Nikolin Jaka, dhënë drejtuesve, por u zbulua kur gjendja e studentëve u rëndua dhe ata u dërguan në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë.
Rasti i dytë është helmimi i 30 studentëve të policisë, më 3 mars 2021, kur përsëri drejtuesit e Akademisë së Policisë, në pazar me biznesmenin Nikolin Jaka, tentuan ta mbanin të fshehtë, por gjendja e studentëve u rëndua dhe ata u dërguan në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë.
Rasti i tretë, po në Akademinë e Policisë, është helmimi i 56 studentëve më 6 maj 2026, të cilin drejtuesit e Akademisë tentuan ta fshihnin, por ngjarja u zbulua pasi studentët përfunduan në spital.
Në të tri rastet, ushqimet nga të cilat janë helmuar studentët e policisë janë përgatitur e furnizuar nga kompania “SORI-AL” e burgaxhiut të tenderëve, Nikolin Jaka, ndërsa drejtuesit e Akademisë së Policisë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme i kanë lënë monopolin e furnizimit me ushqime.
U tha se policia arrestoi dy punonjës të kompanisë “SORI-AL” dhe shpalli në kërkim administratoren Alma Tafani, por edhe pas helmimit, studentët e policisë vazhdojnë të hanë ushqimet e rrezikshme që u çon Nikolin Jaka.
Sipas ligjit “Për Prokurimet Publike”, kompanitë me pronarë të dënuar për korrupsion, trafiqe dhe krime ekonomike-financiare nuk duhet të pranohen të marrin pjesë në tenderë, aq më shumë në sektorë që lidhen me sigurinë kombëtare.
Ndërsa kompania “SORI-AL” vazhdon të marrë miliona euro tenderë, megjithëse Nikolin Jaka është dënuar për korrupsion me tenderët kur ishte zv.ministër i Transporteve dhe Punëve Publike.
Përveç kompanisë “SORI-AL”, Nikolin Jaka ka edhe kompanitë ushqimore “AgroAl International”, “Agro Intexo”, “Zepa Group” dhe dy kompanitë “AGS” sh.p.k. e “KPL” sh.p.k., të cilave u ka ndryshuar emrat disa herë.
A do t’i hiqet kompanisë së Nikolin Jakës kontrata monopol e furnizimit me ushqim të studentëve të Akademisë së Policisë?/Pamfleti
Amund te arestohete kole nikolla mos e lrioni me na burgu me detyeim
Tre rastet e helmimit janë mesazhe të krimit të organizuar në bashkëpunim me Pushtetin në Shqipëri për tju dhënë të kuptojnë e realizojnë studentëve te kësaj "akademie sigurie" se nesër do bëhen bashkëpuntorë në krim me KRIMIN.... Nëse ka mbetur një fije karakteri duhet ta braktisin "akademinë" për ti dhënë mesazh popullit se nuk do bëhemi bashkpëpuntor të Krimit që ka kapur pushtetin në Shqipëri.