TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Maj 2026, 10:05

110 milionë euro 'rrush e kumbulla': si u zhduk projekti '100 fshatrat turistikë' në dosjet e Kumbaros e Margaritit

Shkruar nga Pamfleti
110 milionë euro 'rrush e kumbulla': si u zhduk projekti
Elva Margariti dhe Mirela Kumbaro /

Nga 150 milionë euro të akorduara në janar 2018, vetëm 40 milionë shkuan për investime reale; 68 milionë u zhdukën pa lënë gjurmë, 42 milionë iu dhuruan bujtinave e vila private të lidhurve me pushtetin, ndërsa 62 fshatra nuk panë asnjë qindarkë. E njëjta skemë si inceneratorët dhe IPARD II, tashmë në dosjet e SPAK-ut.

Me fondet e shtetit për projektin "100 fshatrat turistikë", shefat e qeverisë dhe klientët e tyre kanë zbatuar të njëjtën skemë falsifikimi e zhvatjeje, si me fondet e inceneratorëve dhe fondet bujqësore "IPARD II" që dërgoi Bashkimi Europian në Shqipëri.

Një informacion i sigurtë, ardhur në "Pamfleti" nga burime brenda ministrisë së Financave, zbulon abuzimet e mëdha me fondet e buxhetit të shtetit, që qeveria akordoi për projektin e zhvillimit rural "100 fshatrat turistikë".

110 milionë euro 'rrush e kumbulla': si u zhduk projekti

Për këtë projekt, ministria e Financave ka akorduar 150 milionë euro, të menaxhuara e tenderuara nga ministria e Kulturës e drejtuar nga Mirela Kumbaro e më pas nga Elva Margariti, dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli.

Por pas auditit financiar të dosjeve që ka dorëzuar Ministria e Kulturës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për investimet e kryera në 100 fshatrat e përzgjedhur, dhe nga verifikimi fizik në terren, ka rezultuar se 110 milionë euro nuk janë investuar për projektin.

Më saktësisht, nga 110 milionë euro të bëra "rrush e kumbulla", është konstatuar se 68 milionë euro nuk janë investuar fare për fshatrat turistikë, ndërsa 42 milionë euro u janë dhënë për bujtina e vila private e biznese, individëve të lidhur me kupolën e pushtetit.

Nga 150 milionë euro në total, vetëm 40 milionë euro janë investuar realisht për projektin "100 fshatrat turistikë", por në 62 fshatra të përzgjedhur në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Lezhë, Shkodër, Kukës, Gjirokastër, Korçë, Vlorë e Dibër, nuk është investuar asnjë qindarkë.

Ndërsa në letrat e ministrisë së Kulturës të firmosura nga ish-ministreshat Mirela Kumbaro e Elva Margariti, dhe në letrat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të firmosura nga drejtori Dritan Agolli, deklarohen investime në të 100 fshatrat e përzgjedhur për zhvillime turistike.

Projekti "100 fshatra turistikë" me fonde investimi 150 milionë euro nga buxheti i shtetit në janar 2018, ishte planifikuar të përfundonte në fund të vitit 2020, dhe parashikonte këto aspekte:

Përmirësimi i infrastrukturës publike rrugore, sportive, rivitalizimi i hapësirave publike e urbane, infrastrukturë komunitare, mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kulturore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhe mjedisore, qendra historike etj.

Por i vetmi zbatim në këtë projekt rezulton tenderimi i fondeve, zhdukja e 110 milionë eurove, dhurimi i milionave për vila, resorte e biznese të personave të lidhur me kupolën e pushtetit dhe plotësimi i dosjeve sikur janë bërë investime për 100 fshatrat turistikë.

Babëzia dhe vjedhjet duke përdorur projektin fantazmë "100 fshatrat turistikë" vazhdojnë akoma me fonde shtesë nga buxheti i shtetit, nëpërmjet tenderëve fiktivë me miliona euro që sajon dhe zhvillon Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Bashkë me kompanitë private dhe kryetarët e bashkive, hartojnë dokumenta false, të shoqëruara me propagandën e kryeministrit Edi Rama dhe të ministrit aktual të kulturës, Blendi Gonxhe.

Është një dosje me përmbajtje krim të madh e të dukshëm financiar, të kryer nëpërmjet mashtrimeve dhe falsifikimit të dokumentave, që duhet të shërbejë si indicie hetimore për SPAK-un./Pamfleti

 

elva margariti mirela kumbaro 100 fshatrat turistikë

12 Komente

  1. v
    vk

    Shqipo hesapi! Asgje nuk pret nga kjo race hajdutesh! Race qe ka ndruar fene! Nje komb qe ndryshon fene, nuk eshte komb!

    1. R
      Rasputini

      Ortodoks zotrote, si ajo perandoresha lrena qe i beri puç të birit, e kapi dhe fali, i bëri së dyti , ja doli, e zuri rob dhe birit të saj i nxori sytë.

    2. F
      Feti Dema

      Për çdo fshat i përzgjedhur nga Edi Rama dhe kupola e PS dhe të miratuara nga ministreshat e kulturës , kush është me fat apo ka 'mik'i asfaltohet rruga deri në fshat. I ndërtohet një 3x3 m2qëndër shëndetësore . Kusuri shkon për ndërtim vilash të deputetëve të zonave respektive, ose të fshehura te rrethi i tyre familjar, farëefisnor, apo krushqnor. Por edhe si para e thatë nën dorë. "Ndiq paranë".

      1. R
        R

        Gonxhe eshte maestro i vjedhjes.

        1. I
          ILIR

          Te dyja femra debile.Qe ne nisje ky projekt ishte nje flluske.Si mund te flitet per fshatra tiristike dhe investime ne to kur pothuaj se te tere keto fshatra jane me prona te pahipotekuara.Pra ne to nuk mund te riparosh nje ndertese apo me keq te ngresh nje te re.Keto lloj projektesh,te pa studiuara behe qellimisht per propagande dhe per te krijuar mjergull per ujqerit.

          1. F
            Fakti

            Ju ja fusni kot ..rakordoni vitet

            1. E
              Endri

              d y shushka si shu*a!! si guxoin firmosin per dy rrecka se keto as nuk han

              1. S
                Sokol

                Te tre ministrat e Kultures qe prej 2013 jane injorante dhe hajdute kompulsive por Gonxhja eshte shumezim per 10. Fatkeqesi

                1. J
                  Jeta Biti..

                  I befte xoti gazep..me rrace me soj e sorollop .vetem hajduri dine te bejne..

                2. K
                  Koha

                  Kjo nuk ka lidhje me barazine gjinore me kabinetin qeverisesh te Ramutit. Ramuti formoj haremin tij me hajdute te perdala qe po ndihmojnë dyndjen sllave drejte tokave shqiptare. Ramuti me haremin e tij do ta beje Shqiperine province sllavomongole.

                  1. S
                    Shkelqim

                    Ky konstatim i pamfletit bashke me raportin e KLSH mjaftojne që SPAK të hetojë dhe nëse çka thuhet ne raport të dergojë personat përgjegjes para drejtesise. Edhe ne se jane me imunitet shembullin na e dha Greqia qe i hoqi imunitetin 13 deputeteve te maxhorances vetem me akuzen si te perfshire ne shperdorimin e fondeve publike...

                    1. L
                      Loshi

                      A Xhaxhi Enver i mungon shqiptarve me ja shti koqet ne fijok i ka njoft popullin

                      Lini një Përgjigje