TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Maj 2026, 11:58

Skema '1 Euro': 262 mijë m² tokë në Xhafzotaj, nga parku virtual "Durana" në duart e klientëve të Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Skema '1 Euro': 262 mijë m² tokë në Xhafzotaj, nga
Durana Tech Park /

Si RTSH-së iu hoq stacioni i antenave, toka kaloi nga Blendi Gonxhe te Korporata e Investimeve e Elira Kokonës, dhe pas ndryshimit të ligjit më 2 prill 2026, po përgatitet t'i dhurohet privatëve; i njëjti skenar si qindra hektarët e bregdetit...

Ka sinjale se 262 mijë m² tokë në Xhafzotaj, e ofruar për ndërtimin e "Durana Tech Park", do të përfundojë në duart e klientëve të Edi Ramës, nëpërmjet të njëjtës skemë që janë dhuruar tokat në bregdet për gjoja investime strategjike me kontrata "1 Euro".

Më 2 prill 2026, vetëm 3 javë pasi u zbulua afera e pastrimit të parave dhe e evazionit fiskal me fantazmën "Durana Tech Park", kryeministri Edi Rama, duke përdorur shumicën socialiste në parlament, ndryshoi Ligjin nr. 58/2022 dhe e ktheu në park virtual.

Kjo do të thotë se ky park teknologjik nuk do të ndërtohet fizikisht dhe nuk ka nevojë për sipërfaqe toke; por Edi Rama ka nisur lëvizjet për t'u dhuruar klientëve të tij sipërfaqen 262 mijë m² tokë dhe 3000 m² objekte.

Si kaloi toka 262 mijë m² e RTSH-së në duart e Blendi Gonxhes dhe Elira Kokonës

Më 27 mars 2024, me Vendim nr. 185, qeveria ia hoqi RTSH-së këtë sipërfaqe toke që ishte stacioni i antenave në Xhafzotaj dhe, me kërkesë të ministrit Blendi Gonxhe, ia kaloi në pronësi Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për gjoja ndërtimin e "Durana Tech Park".

Më 9 janar 2025, me Vendim nr. 13, qeveria ia hoqi tokën Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ia kaloi Korporatës së Investimeve, për të ndërtuar këtë park teknologjik.

Më 2 prill 2026, pasi u zbulua afera, parlamenti me kërkesë të kryeministrit Edi Rama dhe me procedurë votimi të përshpejtuar, ndryshoi Ligjin nr. 58/2022, duke e kthyer në park virtual.

Tani që "Durana Tech Park" u bë virtual, kryeministri Edi Rama ka menduar dhe po nxiton për të bërë "kurban" 262 mijë m² tokë ku ishte parashikuar ndërtimi i parkut.

Me urdhër të Edi Ramës, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Korporata e Investimeve kanë deklaruar heqjen dorë nga kjo sipërfaqe toke, me argumentin e vërtetë se nuk kanë nevojë për të, ngaqë "Durana Tech Park" do të funksionojë virtualisht.

Ndërsa Këshilli i Ministrave do t'ia kalojë në pronësi Bashkisë së Shijakut, për projekte zhvillimi urban e ekonomik nga subjekte private, nëpërmjet Partneritetit Publik Privat, ose për investime strategjike me kontrata "1 Euro", kundrejt një procedure përzgjedhjeje nga bashkia.

Skenari "Rama-Gonxhe-Kokona" për të grabitur tokën në Xhafzotaj

Dokumentet e mëparshme zyrtare, që janë në dosjen e transferimit të 262 mijë m² tokë të RTSH-së në Xhafzotaj, tregojnë për një skenar të Edi Ramës, ministrit Blendi Gonxhe dhe drejtueses së Korporatës së Investimeve, Elira Kokona, për ta grabitur këtë sipërfaqe toke prej 26 hektarësh.

Sipas Vendimit Nr. 13, datë 9.1.2025 të qeverisë, vetëm 140 mijë m² tokë ishin planifikuar për "Durana Tech Park", ndërsa 122 mijë m² janë nxjerrë jashtë projektit dhe nga ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kur e drejtonte Blendi Gonxhe, janë regjistruar veçmas si "tokë pa fryt".

Madje në dokumentat e kësaj ministrie dhe në dokumentet e Korporatës së Investimeve, rezulton sikur "Durana Tech Park" në Xhafzotaj ishte ndërtuar. Por nuk ishte vendosur asnjë "tullë" dhe për të fshehur aferën dhe për të zhdukur gjurmët e saj, kryeministri Edi Rama e kaloi në park virtual më 2 prill 2026.

Por Edi Rama ka menduar një skenar edhe për fatin e kësaj toke shtetërore në Xhafzotaj, siç ka vepruar me qindra hektarë toka në bregdet dhe në qytetet Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër etj./Pamfleti

durana tech park klientët e edi ramës xhafzotaj

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nga e mesuan keta horra blerjen e prones e biznesit me $1, nga perendimi? Jo maskarenj jo, blerja e nje biznesi e prone te falimentuar vertet mund te blihet $1 por biznesi e prona jjane ne borxhe me miliona qe i merr persiper bleresi e do t'i llaje nje me nje. Si na merr Luca i Ndreces e co. prona troje e anije me $1 qyl e ben para me thes. Mire brezi vjeter eshte tyte nga kapitalizmi, po brezi ri qe mbaron shkollat e universitetet e kapitalizmit cfare bejne, fryjne syte si buf nate?

    Lini një Përgjigje