5 kontrata dypunësimi në 5 vjet rresht, të dakordësuara nga eprorët I.K. dhe P.S.; megjithëse ligji i ndalon funksionarët e lartë të policisë të punësohen diku tjetër. Nga 3 prill 2018 deri më 26 tetor 2022, Nallbati mori rreth 6 milionë lekë në vit nga “Fondacioni Konica”, ndërsa orari i tij zyrtar në polici ishte 08:00-16:00 dhe mësimi në shkollën private zhvillohej paradite. Si e kaloi vettingun?
Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, po i bëjmë me dije një skandal të Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Neritan Nallbati.
Sipas raportit hetimor të pasqyruar në Vendimin nr. 14, datë 20 shkurt 2024, që ka hartuar komisioni i vettingut, rezulton se funksionari i lartë i policisë, Neritan Nallbati, paralelisht me detyrat e larta në polici, figuron i punësuar mësues në shkollën private "Faik Konica" në Tiranë, me pagë mujore 900 mijë lekë deri 1 milion e 250 mijë lekë të vjetra.

Nga dokumentet që po publikon "Pamfleti", rezulton se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, në Inspektoratin e Kontrollit të Pasurive e ka deklaruar veten mësues (lektor) në shkollën "Faik Konica", ndërsa në raportin e vettingut e ka deklaruar "Specialist koordinator" në "Fondacionin Konica".
Ja faktet e zbuluara nga komisioni i vettingut policor:
· Vërtetim Nr. 1060, datë 3 korrik 2023, ku konfirmohet se drejtuesi policor Neritan Nallbati ka qenë punonjës pranë "Fondacionit Konica" gjatë periudhës 3 prill 2018 - 26 tetor 2022, i deklaruar deri në momentin e përfundimit të hetimit për vettingun, por ai vazhdon të paguhet akoma.

· Dypunësimi i drejtuesit të policisë Neritan Nallbati më datë 3 tetor 2017, dakordësuar nga eprori I.K., sipas Kontratës së Punës me "Fondacionin Konica", me afat 1 vjeçar e pagë mujore 1 milion e 250 mijë lekë jashtë orarit të punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
· Dypunësimi i dytë i drejtuesit të policisë Neritan Nallbati më 27 gusht 2018, dakordësuar nga eprori P.S., sipas Kontratës së Punës me "Fondacionin Konica", me afat 1 vjeçar e pagë mujore 1 milion e 200 mijë lekë jashtë orarit të punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
· Dypunësimi i tretë i drejtuesit të policisë Neritan Nallbati më 22 gusht 2019, dakordësuar nga eprori P.S., sipas Kontratës së Punës me "Fondacionin Konica", me afat 1 vjeçar e pagë mujore 1 milion e 200 mijë lekë jashtë orarit të punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
· Dypunësimi i katërt i drejtuesit të policisë Neritan Nallbati më 24 shtator 2020, sipas Kontratës së Punës me "Fondacionin Konica", me afat 1 vjeçar e pagë mujore 1 milion e 200 mijë lekë, jashtë orarit të punës që kryen në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
· Dypunësimi i pestë i drejtuesit të policisë Neritan Nallbati, sipas Kontratës së Punës datë 26 tetor 2021, me afat 1 vjeçar e pagë mujore 900 mijë lekë, jashtë orarit të punës që kryen në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Mësues në shkollë private në Tiranë, Neritan Nallbati ka qenë edhe gjatë viteve 2020-2021, kur ishte Drejtor i Policisë së Qarkut Berat dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës.

Nuk dyshojmë te aftësitë e Neritan Nallbatit për mësimdhënie, pasi në vitet 1989-1991 ka kryer studimet 2-vjeçare për mësues të ciklit fillor në Institutin Pedagogjik të Elbasanit (sot Universiteti "Aleksandër Xhuvani").
Por nuk dimë se si ka dhënë mësim pas orarit të punës si drejtues në Policinë e Shtetit, kur orarin zyrtar e ka 08:00-16:00, ndërsa në shkollën private "Faik Konica" mësimi zhvillohet paradite.
Përveç kësaj mospërputhjeje, dimë që për funksionarët dhe efektivët e Policisë së Shtetit është e ndaluar të dypunësohen, madje edhe si lektor apo specialist në Shkollën dhe Akademinë e Policisë. /Pamfleti
Ne se i ka paguar taksat shtetit nje me nje, ne rregull eshte.
Nuk eshte aspak ashtu! Nuk mjafton. Nese ka deklaruar por e ka patur te ndaluar dhe mbi te gjitha nuk ka dhene mesim sepse ka qen ne detyre, Leket e kujto po riciklon? Apo i intereson te deklatoje me shume per te legjitimuar pagesen e gjobave ne te zeze?
Edhe pronar i kesaj shkolle, ne mos gaboj, eshte ai Ermal Hasimja qe ben si super idealist i djathte dhe i jepte lexione antikomunizmi Arlind Qorrit??? O zot!!!
sictja bejme ne qe na hiqet dita e punes ,pse largohemi qofte 10 minuta para kohe