TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Maj 2026, 13:27

“Dhelpra” Mirela Kumbaro ka rënë në rrjetën e SPAK-ut: 13 vjet nën hijen e korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
“Dhelpra” Mirela Kumbaro ka rënë në rrjetën e
Mirela Kumbaro /

Nga falsifikimi i hartave të UNESCO-s e zhdukja e 138 veprave artistike, te lejet për resorte në zona të mbrojtura dhe rrafshimi i Teatrit Kombëtar: Dosja e plotë e aferave që e çuan ish-ministren në pyetje për 'Air Albania'.

Pas 13 vitesh e përfshirë në afère korrupsioni me fondet publike, “dhelpra” Mirela Kumbaro, ministre në 3 ministri, është marrë 4 orë në pyetje nga SPAK, për dosjen e abuzimeve në ndërtimin e stadiumit me kullë “Air Albania”.

Pas daljes nga SPAK, Mirela Kumbaro deklaroi se u pyet si "person që ka dijeni për këtë çështje, siç kanë thënë të gjithë ministrat, kryebashkiakët, deputetët dhe drejtorët kur janë thirrur për herë të parë në SPAK, ndërsa më pas janë marrë të pandehur e janë arrestuar".

Dosja e stadiumit “Air Albania” është një nga aferat e Mirela Kumbaros kur ishte ministre e Kulturës, por ajo është e përfshirë në shumë afère të tjera me fondet, pasuritë historike, zonat dhe parqet e mbrojtura, lejet mjedisore, monumentet e kulturës, mbetjet, plazhet dhe prej 8 muajsh në ministrinë e Arsimit.

Disa nga aferat e Kumbaros, si prova për hetim nga SPAK-u:

·    Afera “Pika e vogël”, me të cilën falsifikoi hartën e Parkut të Butrintit, Trashëgimi Botërore e Mbrojtur në UNESCO, duke i hequr 600 hektarë për t’i tjetërsuar në zona ndërtimi pallatesh, vilash e resortesh, 5.3 hektarë nga të cilat ia dha kompanisë “Alb Star” për resortin “Manastiri”, me të cilën bëri dhe aferën e stadiumit “Air Albania”.

·   Afera e lejes që i dha kompanisë së sallamërisë “Hako”-s në qendër të Butrintit, për të ndërtuar qebaptore e hotel betoni dhe parking, dhe koncesionin 20-vjeçar të gjithë Butrintit.

·    Emri i Mirela Kumbaros doli në dosjen hetimore të arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqja, ku rezultoi se, bashkë me të, ka vjedhur 462 milionë lekë, duke sajuar të njëjtin tender paralel fiktiv si Ilir Beqja, për akomodim të delegacioneve të BE-së.

·    Ajo i dhuroi kompanisë “Bega 07”, 21 hektarë tokë në Parkun Natyror Bregdetar, Zonë të Mbrojtur “Gjiri i Llamanit” në Porto-Palermo, për ndërtim kompleksi me vila, pallate e resorte.

·    Ajo i firmosi lejen trafikantit Andrea Çaushi, pas zaptimit të Kalasë së Lëkurësit në Sarandë, dhe i dha miratimin ta kthente në resort, qebaptore e parking, me ndërhyrje ndërtimi degraduese.

·   Emri i Mirela Kumbaros ka dalë në 23 afère me kulturën, mjedisin e turizmin, por dhe me dëme financiare e pasurore rreth 2 miliardë euro, sipas KLSH-së dhe Auditit të Ministrisë së Financave.

·   Dha lejen për ndërtimin e hotel “Fantasy” në qendër të Kalasë së Gjirokastrës, në të cilin, sipas raporteve të SHISH, 60% e hotelit është në pronësi të saj, ndërsa 40% në pronësi të trafikantit Sokol Feruni, prej 13 vitesh Drejtor i Spitalit, OSHEE-së dhe Transportit Rrugor në Gjirokastër.

·   Emri i saj doli në zhdukjen e 138 veprave të artit, kulturës e historisë të deri në vitin 1900, që sipas KLSH-së, janë nxjerrë nga Qendra e Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar dhe Galeria e Arteve në vitet 2015-2017 me urdhër të saj për gjoja restaurime e ekspozita, por nuk u rikthyen.

·  Mirela Kumbaro ka firmosur rrafshimin e kishave të para viteve 1800, për ndërtime në zona të mbrojtura e arkeologjike, në territore kishash 300-500-vjeçare e zona historike.

·   Falsifikoi dokumentat e statusit të godinës së Teatrit Kombëtar “Monument Kulture” dhe firmosi lejen për rrafshimin e tij që të ndërtoheshin kulla.

·   Firmosi lejen për kontrabandimin e mbetjeve toksike të kompanisë turke “Kurum”.

·   Ka firmosur lejet për ndërtimin e 24 resorteve në zonat e mbrojtura bregdetare e në zona arkeologjike; por dhe leje për kulla, komplekse vilash, uzurpime plazhesh e linja ndotëse.

·   Firmosi lejen e kompanisë “Salillari” për të nxjerrë inerte nën “Urën e Zogut” te lumi Mat, duke e shkatërruar atë, por dhe 32 leje inertexh në luginën e Vjosës e afère të tjera./Pamfleti

 

dhelpra mirela kumbaro spak 13 vjet nën hijen e korrupsionit

8 Komente

  1. A
    A. Baçe

    Arrogante, e paaftë, pa asnjë skrupull moral. Ndoshta personi më negativ i kabineteve negative të Ramës, i ka sjellë më tepër dëme trasëgimisë kulturore se tërë ministrat bashkë të kulturës që nga viti 45 e këtej.

    1. F
      Feti Dema

      Ministrja Kumbaro nuk mund ti futej detit dhe lumenjëve të rrëmbyshëm me 'not qeni' e sigurt se do dilte me sukses në breg me rrjetën përplot me peshk, nëse përkrah saj nuk do voziste, më shumë se gjysma e Këshillit të Ministrave me kryevarkëtarin Edi Rama? SPAK në veprim.

      1. J
        Jeta

        Kush qëndron para "guximit" te kesaj karakurve?! Kush e trimeroj kete qelbesire te bej gjithe keto deme vendit? Kujt sherbim te huaj i shërben kjo jevg e qelbur, kjo poshtërsi e gerditshme? Futeni me burg karakurvem, dhe detyrone ti ktheje gjithe ato vepra arti, ky krim eshte i barabartë me krimet e pushtuesve serb, otoman e grek. SPAK te kthej pronat e kisha e te vjetra shqiptare!

        1. P
          Paris

          Une, shkurtimisht do te shtoja ketu se vec 1001 te zezave qe ka kjo femer eshte se mbi te gjitha edhe gjithshka tjeter , kjo eshte tekstualisht nje DELIRANTE-ARROGANTE e FRANKOFONIZUAR. Eshte nje temerr i papare. Kaq mjafton .

          1. V
            Vinjol

            Te kalbet ne burg.... Q.r cdo politikan kerkon te beje me te miren per vendi. E tij E kta rq ge majte e te djathte duan te bejne ne te miren per vete....

            1. L
              Luani

              Po si është e mundur që kjo gorllë me pltë kuptimin e fjalës sepse dhe vizualisht e tillë është ti bëj kaq dëm vendit dhe të bëj karshillëk kaq vite në kabinetin qeverisës... tmer lemeri, fatëkeqësi që populli shqiptar nuk e meriton..kjo duhet varur tek fundbarku i kalit të Skënerbeut.

              1. E
                Edi

                Po si është e mundur kjo gorrilë të shkatëroj gjëthë këto pasuri kombëtare dhe drejtësia nuk e var në mes të sheshit skënerbej.

                1. B
                  Beni

                  Spak, ka ulur tempin dhe kur ka temp e ka per njerezit qe nuk kane mbeshtetje politike apo nga krimi i organizuar. Nese prokuroret e SPAK'ut, kane frike te japin doreheqjen se Shqiperia ka djem e vajza qe dine ti dalin zot, qe dine te perballen me politiken e krimin. Humben jeten 2 femije, se luanin ne rruge, ne trotuar, ku eshte SPAK, qe te nise hetimet ndaj te gjithe bashkiakeve qe kane dhene leje per ndertim pallatesh ku te pastrohen parat e pista ne kurriz te hapsirave te qytetareve, femijeve. Kjo do jete nje nga drejtimet me te rendesishne te punes se SPAK, ti beje tu shpetoj shurra ne brek ketyre sharlataneve. Nje ambient me shume per argetimin e femijve , sot nuk do kishim humbje jete, por gjalleri feminore.

                  Lini një Përgjigje