Ervin Mata, trafikanti ndërkombëtar i drogës në kërkim nga 8 shtete, u arrestua në Brazil – por në Shqipëri, tezja e tij Adriana Berberi, vjehrri Bedri Buzi dhe bashkëshorti Besard Buzi (zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave) kanë blerë 3 vila në Filadelfia me para që dyshohet se vijnë nga kokaina. Deputetja Bora Muzhaqi (e martuar me Besard Buzin) ka qenë ministre dhe vazhdon të jetë në pushtet. Pse SPAK nuk po i heton pasuritë e tyre?
Pas 10 vitesh i paprekur nga policia dhe drejtësia shqiptare, pas më shumë se 2 vitesh në kërkim formal nga SPAK, Policia dhe 7 shtete të tjerë, trafikanti Ervin Mata u arrestua nga drejtësia e Brazilit. Në Shqipëri, ai nuk u prek dhe ka marrë tenderë, ka bërë biznes hotelerie dhe ndërtim kullash, sepse është në lidhje të errëta me familjen “Rama”, nëpërmjet të cilës kanë uzurpuar sektorë të pushtetit ku qarkullojnë dhe mbikëqyrin fonde e pasuri dhe poste ministrore.
Një prej tyre, pjesë e familjes së trafikantit Ervin Mata, është Bora Muzhaqi, deputete e Partisë Socialiste dhe ish-Ministre për Fëmijët dhe Rininë, që i ka përfituar këto poste nga miqësia me vajzën e Linda Ramës.
Lidhjet e tyre familjare dhe nepotizmi në zyrat e pushtetit:
Ervin Mata është djali i tezes së Besard Buzit, bashkëshortit të Bora Muzhaqit, i cili mban detyrën Shef Juridik i Pasurive Shtetërore dhe Pronave të Sekuestruara në Ministrinë e Financave.
Adriana Berberi (Buzi); tezja e Ervin Matës dhe vjehrra e Bora Muzhaqit, ka pasur 3 poste shtetërore gjatë 13 viteve pushtet të Edi Ramës: Anëtare Bordi i Autoritetit të Konkurrencës, Anëtare Bordi i Komitetit të Ekspertëve Kontabël në Ministrinë e Financave dhe Anëtare Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Bedri Buzi, burri i Adriana Berberit, tezja e Ervin Matës, dhe vjehrri i deputetes Bora Muzhaqi; prej 13 vitesh është Administrator i Pasurive të Sekuestruara në Ministrinë e Financave; pra, vartës i djalit të tij Besard Buzi, që është burri i Bora Muzhaqit.
Gjithë ky rrjet familjar nepotik, që ka në dorë financat, pasuritë publike dhe kontrollin mbi monopolet e koncesionet, rrotullohet rreth Luan Matës, babai i trafikantit Ervin Mata; i cili nëpërmjet biznesit të hotelerive e kullave pastron milionat e drogës dhe korrupsionit.
Pasuritë e familjes Buzi-Mata-Muzhaqi edhe në SHBA
Pas urdhër-arrestit të SPAK-ut për trafikantin Ervin Mata, SPAK filloi hetimin pasuror për të dhe familjarët Luan, Merita e Emis Mata dhe ish-të fejuarën, këngëtaren Elvana Gjata, mbështetur në prova e indicie se pasuritë dhe bizneset e tyre janë me burim nga të ardhurat prej kokainës. Por në hetimin pasuror, SPAK nuk ka futur tezen Adriana Berberi (Buzi), burrin Bedri Buzi e djalin Besard Buzi; që janë vjehrra, vjehrri e bashkëshorti i Bora Muzhaqit dhe lidhje familjare të trafikantit Ervin Mata, megjithëse hetimin pasuror familjar e detyron ligji anti-mafie.
Sepse ka indicie dhe prova që trafikanti Ervin Mata, përveçse ka investuar miliona Euro në biznese hotelerie e kullash në Shqipëri, ka financuar blerje të pasurive jashtë Shqipërisë, të fshehura edhe te Adriana Berberi, te burri i saj Bedri Buzi e djali Besard Buzi, bashkë me gruan Bora Muzhaqi.
Sipas të dhënave, tezja e Ervin Matës, Adriana Berberi, me milionat që i ka dhënë ky, ka blerë 3 vila në Filadelfia, SHBA, ku vila më e madhe është në emrin e Adriana Berberit, 1 vilë në emrin e burrit Bedri Buzi, ndërsa tjetra në emrin e djalit Besard Buzi, bashkëshorti i deputetes Bora Muzhaqi. Të 3 vilat ndodhen në një zonë banimi “Pa Welsh Rd - 19115 Filadelfia”, në të njëjtin regjistër, bllok banesash e set adresash, veçse me kod postar e numra të ndryshëm telefoni.

Edhe vilat, apartamentet e njësitë tregtare në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lalëz e Shëngjin, dhe 3 vilat në SHBA, duhen hetuar nga SPAK bashkë me dosjen pasurore të familjarëve të afërt të trafikantit Ervin Mata, sepse janë zyrtarë të lartë shteti.
Pyetja që shtrohet është: Pse SPAK nuk i heton pasuritë e deputetes Bora Muzhaqi dhe vjehërrve të saj, kur ato lidhen drejtpërdrejt me një trafikant ndërkombëtar droge në kërkim nga 8 shtete?/Pamfleti
Per kete debilen funksionale????
Pamfleti: Ore sa do rroj unë që t'ju jap mënd juve. SPAK nuk i heton pasuritë e depuetetes Bora Muzhaqi-t dhe vjerrëve të saj sepse Bora Muzhaqi është shoqe me vajzën e Kryeministriiiiitttt.