TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Maj 2026, 12:54

Sherri te Rozafa Fish City, ish-truproja i Ramës kërcënoi klientët; ‘ortaku’ i Lucës Emiljan Leka i skeduar për dhunë

Shkruar nga Pamfleti
Sherri te Rozafa Fish City, ish-truproja i Ramës kërcënoi
Gjergj Luca

Emiliano Leka prezantohet herë si ortak dhe herë si nipi i Gjergj Lucës, ndërsa është një emër që rezulton me precedentë...

Dy zonja denoncuan dhunën që kanë pësuar te Rozafa Fish City, pasi më parë kishin drekuar në restorantin në pronësi të Gjergj Lucës. Sipas denoncimit, ato u sulmuan fizikisht me grushte teksa kishin zgjedhur të bënin një shëtitje në ambientet e jashtme të restorantit. 

Një nga zonjat pretendon se gjatë pritjes së policisë kanë kërkuar të takojnë menaxherin e restorantit për të mësuar identitetin e personit që i kishte goditur, por nuk kanë marrë informacion. Ajo thotë se më pas ka komunikuar në telefon me një person të identifikuar si Emiljano, i cili, sipas saj, i ka kërcënuar dhe u ka kërkuar të largohen nga ambientet e biznesit.

Një patrullë policie shkoi në vendin e ngjarjes, por nuk guxoi ose nuk u lejua të hynte brenda rrethimit ku ndodhi ngjarja.

Por cili është Emiljani që pretendon zonja? Mësohet se bëhet fjalë për Emiljan Leka, ish-truprojë e Edi Ramës. Ky i fundit herë prezantohet si ortak dhe herë si nipi i Gjergj Lucës, ndërsa është një emër që rezulton me precedentë, veçanërisht në fushën e dhunës. Madje, ai cilësohet edhe si "kontrollori" i korridorit Elbasan-Durrës të Gjergj Lucës, çka do të thotë se është i besuari i tij. Kjo ndoshta shpjegon edhe faktin pse askush nuk e identifikonte "Emiljanon", që duket se e bën mirë detyrën e dhunuesit. 

Një denoncim i 9 viteve më parë tregon se si ai ka dhunuar biznesmenin Ylli Salla. Ky i fundit, pronar i një guroreje, u godit me leva e mjete të forta, nga një person, ndërsa i dhunuari përfundoi në spitalin e Traumës.

Si ndodhi dhuna te Fish City?

Sipas denoncimit të publikuar, konflikti nisi pasi familjarët kishin përfunduar drekën dhe po shëtisnin në ambientet e jashtme të kompleksit. Edhe pse dikush u kishte kërkuar të mos kalonin në një zonë pas lokalit, qytetarja pretendon se nuk kishte asnjë tabelë ndaluese apo paralajmërim për klientët.

Ajo rrëfen se një person iu afrua me agresivitet dhe goditi fizikisht një prej familjarëve të saj, ndërsa edhe motra e saj mbeti e lënduar teksa ndërhyri për të ndarë sherrin. Në vendngjarje ndodheshin edhe fëmijë të mitur, të cilët sipas saj mbetën të traumatizuar nga skena.

Denoncuesja pretendon gjithashtu se autori u largua menjëherë sapo u njoftua policia dhe se stafi refuzoi të jepte identitetin e tij. Madje, sipas saj, persona të lidhur me menaxhimin e biznesit kanë tentuar të largojnë qytetarët dhe të pengojnë hyrjen e efektivëve në ambientet e kompleksit, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi atë që mund të fshihej brenda.

Sipas qytetares, vetëm pasi mbërriti një patrullë tjetër policie, familjarët u drejtuan në Komisariatin e Elbasanit ku bënë kallëzim penal. Ajo thotë se dëmtimet janë fotografuar dhe çështja tashmë ndodhet në Prokurori.

 

 

rozafa dhunuesi truproja

2 Komente

  1. m
    mona

    derrkuci cufo

    1. i
      ilir meta

      Shikoni o shtet si falsifikohen pridhimet e ssrdeleve te MADE IN LUCA DHE TE ATYRE GREKE.DIKUR KONSERVAT GREKE KIDHINVSHIJE NDERSA DOT SARDELEVE GREKEVUVTTOFTE KOPERTURAVSE BRENDA ESHTE PRODHIM LUCA.PRA ESHTE FXLSIFIKUAR DHE DHTETI HESHT

      Lini një Përgjigje