TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2026, 21:46

“S'pres të më besojnë, por dua të dëgjohem”, Karçanaj flet për hetimet e SPAK: U gjenda në një botë të kthyer përmbys

Shkruar nga Pamfleti
“S'pres të më besojnë, por dua të
Mirlinda Karçanaj

Ish-drejtoresha e AKSHI-t thyen heshtjen pas hetimeve të SPAK dhe ndryshimit të masës së sigurisë, duke mbrojtur punën e saj dhe transformimin digjital të Shqipërisë. Mirlinda Karçanaj deklaron se përgjegjësia administrative nuk mund të kthehet automatikisht në përgjegjësi penale, ndërsa kërkon që hetimet të zhvillohen mbi dokumente dhe jo mbi paragjykime publike. Ajo e cilëson revolucionin digjital të AKSHI-t si një arritje që “nuk e zhbën më askush”.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur për herë të parë, pas hetimeve të SPAK ndaj saj dhe akuzat për abuzime me tendera dhe ndryshimit të masës nga arrest me burg, në arrest shtëpie.

E pyetur në një emision, për përgjegjësitë që ajo ka, Karçanaj tha se përgjegjësia administrative nga ajo penale janë të ndryshme.

Përgjegjësia administrative e drejtuesit të institucionit është të sigurojë barëvajtjen e punës, por nuk mund të shndërrohet në përgjegjësi penale… përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme. Është individuale përgjegjësia dhe kushdo që e ka bërë këtë shkelje duhet të mbajë përgjegjësi penale. Përgjegjësia administrative është pjesë e punës së drejtimit të një institucioni. Ka përgjegjësi për t’u siguruar që proceset ndodhin dhe hallkat kryejnë punët e tyre. Por nuk mund të ketë përgjegjësi se një hallkë e caktuar mund të ketë shkelur ligin”, u shpreh ajo në “Top Story”.

E pyetur për hetimet nga SPAK, ajo deklaroi: “Si shumë qytetarë para se të më kthehej bota përmbys e kam parë SPAK me admirim, edhe pse sot e kam mbi kurriz si as në ëndrrat e mia më të këqija, por nuk dua të besoj se nuk do jenë të drejtë pasi të më pyesin dhe të më dëgjojnë dhe hetime të bëhen me dokumente dhe jo video të shkëputura totalisht nga konteksti”.

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje. Ajo u shpreh se ka jetuar si një emër në një dosje dhe jo si njeri që ka të drejtë të mbrohet.

Unë nuk kam zgjedhur të hesht, por e kam pasur të pamundur të flas. Jam gjendur befas në një botë që isha e papërgatitur, botë e kthyer përmbys. Kam jetuar e mbyllur jo vetëm brenda katër mureve, por me atë vetminë e fajësisë të paracaktuar, e goditur me gurë nga të katërta anët. Por dhe me përgjegjësinë e një nënë që duhej të mbroja fëmijët e mi, kur unë nuk mbroja dot veten time. Kam jetuar si një emër në një dosje dhe jo si njeri që ka të drejtë të mbrohet.

Nuk kam ardhur këtu për të fajësuar askënd, por për trajtimin tim si një person që nuk jam. Dua të theksoj që çdo proces duhet të hetohet, çdo përgjegjësi të verifikohet, por jo duke poshtëruar cilido të jetë ai person.

Si mund të jem unë e pafajshme kur historia ime është treguar nga të gjithë ata që nuk e dinë si është kjo histori? Kur unë nuk jam pyetur për të gjitha të zezat që më janë veshur publikisht”, u shpreh ajo.

Karçanaj ka deklaruar më tej se nuk pret që ta besojë njeri, pas të gjitha akuzave dhe pretendimeve që janë thënë për të. Sipas saj, transformimi digjital i AKSHI-t ka qenë për mua motiv jetësor, teksa shtoi se në institucionin që ajo ka drejtuar ka ndodhur një revolucion i jashtëzakonshëm.

Unë nuk pres të më besojë njeri, aq më tepër pas gjithë atyre që kanë dëgjuar për mua. Por shpresoj të dëgjohet edhe kambana ime, kur i thuhet fjalës, të ndoqët një proces ligjor që nuk është i njëanshëm, në të cilën i akuzuari nuk presupozohet fajtor që në krye të herës. Unë i detyrohem dy fëmijëve të mi, familjes sime, të gjithë ata që kam punuar dhe më njohin, të them të vërtetën publikisht.

Në AKSH ka ndodhur një revolucion që është i jashtëzakonshëm. Ka ndryshuar mënyrën se si publiku dhe qytetarët marrin shërbimet. Vetëm në 4 vite të analizuara janë mbi 1700 vite të kursyera nga qytetarët dhe 1 mld kilometra që qytetarëve do t’u ishin dashur për të shkuar nga një zyrë në tjetrën.

Revolucioni publik i AKSHI-t është ajo që nuk e zhbën më askush edhe sikur të ketë të vërteta në ato që po hetohen. Transformimi digjital i AKSHI-t kanë qenë për mua motiv jetësor që më ka bërë për 12 vite rresh të dal në mëngjes për të shkuar në punë dhe për të ndalë nga atje në mbrëmje vonë.

Të thuash që janë fajtorë të gjithë ata që e kanë bërë Shqipërinë të ishte krenare, kjo sepse janë pjesë në AKSH, të thuash janë fajtorë ata që e kanë bërë Shqipërinë totalisht elektronike është totalisht…“, tha Karçanaj.

Gjatë intervistës ajo ka folur edhe për ish-zëvendësin e saj, Daniel Shima, i cili u denoncua i zhdukur për disa orë nga familjarët e tij, për tu kthyer më pas në shtëpi dhe duke thënë në polici se është larguar vetë.

Daniel Shima ka qenë përgjegjës për të gjithë procesin administrativ të procesit të prokurimit. Unë kam qenë e përqendruar të plotësohet procedura teknologjike për tu bërë AKSHI, ky që është sot.

Unë personalisht nuk jam marrë me këtë proces, por jam përkushtuar për të ndjekur me kujdes këtë proces që të bëhet brenda rregullave.

Në një periudhë unë e kam deleguar autoritetin kontraktor te Daniel Shima dhe gjatë kësaj periudhe nuk kam pasur komunikim në lidhje me këtë procedurë.

Unë nuk dua të paragjykoj Daniel Shimën në lidhje me atë çka po thuhet në media, por duhet të them se institucionet duhet të hetojnë me seriozitet.

Për të mirën flet vetë historia e AKSHI-t, ndërsa për të keqen do të duhet të presim fundin e hetimeve dhe vendimet e gjykatës”, u shpreh Karçanaj.

ish-drejtoresha e akshi-t mirlinda karçanaj spak akuzat

5 Komente

  1. D
    Dani

    Oj zonje, mos u mburr me ate qe ke bere se punen e shtetit ke bere, ke marre page dhe me fondet e taksapaguesve. Asnje gje e jotja personale. E dyta, nje nga detyrat tuaja eshte edhe qe te mos lesh te tjeret te vjedhin, meqe pretendon se vete qenke e paster. Si ke arrit t'i besh kaq shume gjera per Shqiperine dhe per vete nuk ke arrit me ble nje shtepi?!

    1. S
      Students e babait tend

      Une dua te te besoj, sepse je e bija e te nderuarit prof. AGIM Karcanaj ( ne fakultetin e Matematikes), por pres qe te flasesh. Te tregosh KUSH eshte fajtori, me dokumenta, prova,. Dhe cili eshte faji yt. Te verteten. Te verteten edhe per pronat. Provoje pafajsine, MirlindaKarçanaj!

      Lini një Përgjigje