TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni Informativ

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Estoni, ku mori pjesë në Konferencën “Lennart Meri” dhe u takua me drejtuesit më të lartë të vendit.

Në fokus të bisedimeve ishin integrimi europian, NATO dhe inteligjenca artificiale.

Rama e cilësoi Estoninë si model për transformimin digjital të Shqipërisë dhe ftoi estonezët të vizitojnë Tiranën.

Ndërkohë, homologu i tij Kristen Michal theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat për t’u afruar me Bashkimin Europian.

Në politikën e brendshme, Sali Berisha sulmoi projektin “Diella”, duke e quajtur një mashtrim dhe “krim kushtetues”, ndërsa Evi Kokalari paralajmëroi kallëzim penal në SPAK ndaj familjes Berisha dhe kërkoi anulimin e zgjedhjeve në PD.
Nga ana tjetër, deputetja Jorida Tabaku denoncoi mënyrën si jepen tenderët publikë, duke deklaruar se “1 në 2 tendera jepen pa garë” dhe se fondet publike po përqendrohen tek një grup i vogël kompanish.

Në drejtësi dhe siguri, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato vizitoi ambientet e rikonstruktuara të GJKKO-së dhe kërkoi forcimin e besimit tek drejtësia e re.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Tiranë theksoi rëndësinë e mbrojtjes kibernetike për sigurinë kombëtare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

SPAK vijoi goditjet ndaj krimit të organizuar.

Tre anëtarë të grupit “Bajri” u morën të pandehur për planifikimin e vrasjes së Aleksandër Prendit dhe familjes së tij, ndërsa Apeli i GJKKO riktheu në burg ish-ministrin Lefter Koka për çështjen e inceneratorit të Tiranës, edhe pse ai rezulton jashtë Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza nisën monitorimin ajror kundër kultivimit të drogës për vitin 2026.

Në rajon, Komisionerja europiane Marta Kos vizitoi Prishtinën dhe deklaroi se integrimi i Kosovës në BE varet nga reformat dhe dialogu me Serbinë.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se Kosova nuk kërkon “rrugë të shkurtra” drejt unionit.

Në arenën ndërkombëtare, Donald Trump përfundoi vizitën në Kinë, ku së bashku me Xi Jinping folën për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Ndërkohë, Shqipëria festoi kualifikimin në finalen e Eurovisionit me këngën “Nân” të Alis, ndërsa Shakira u rikthye në skenën e Kupës së Botës me himnin e ri “Dai Dai”, në bashkëpunim me Burna Boy.

edicioni informativ

1 Komente

  1. A
    Arbereshi

    Fytyre krimineli, njeriu pa shpirt, pa ideale, vetem per interesa personale, qe sakrifikon cdo gje nga jeta dhe ekonomia e popullit. Vetem nje gje mund ti thuhet "bravo", qe te gjithe ata rreth tij i ka vene ne sherbim te vetes!!!!

    Lini një Përgjigje