TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2026, 22:29

“Është vrarë, ja kam thënë edhe familjes”, Artan Hoxha flet për fatin e Vis Martinajt: Në këtë histori i përfshirë edhe Kryeministri

Shkruar nga Pamfleti

“Është vrarë, ja kam thënë edhe familjes”,

Gazetari Artan Hoxha duke folur për fatin e Ervis Martinajt, tha se ky i fundit është vrarë dhe i është zhdukur kufoma. Ai theksoi se ata që e kanë zhdukur janë struktura më e madhe kriminale në vend.

Hoxha theksoi se ka diskutuar personalisht për këtë çështje edhe me babanë e Ervis Martinajt, duke shtuar se familja e tij është në pritje të zbardhjes së ngjarjes.

Hoxha hodhi akuza të forta, duke deklaruar se personat që qëndrojnë pas zhdukjes së Martinajt janë “struktura më e madhe kriminale në vend”. Ai përmendi edhe emrin e Ergys Agasit, për të cilin pretendoi se ka pasur rol koordinues.

Gazetari kritikoi institucionet ligjzbatuese dhe mënyrën se si është trajtuar hetimi për fatin e Martinajt. Sipas tij, aktualisht ekzistojnë dy hetime zyrtare: një për vrasje dhe një tjetër për person të zhdukur dhe të shpallur në kërkim.

“Nuk merrem me spekulime. Unë do them atë që kam thënë gjithmonë ky njeri është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Ia kam thënë edhe familjes së vet, është një gjë që e kam diskutuar edhe me babain e Ervis Martinaj në shtëpi të vet. Familja e Ervis Martinaj janë intelektualë. Nuk mund ta kalosh kaq kollaj. Denoncimi që bëri xhaxhai i Ervis Martinaj në policinë gjyqësore, doli në media. Si të kishin besim ato dhe policia mbase e bëri edhe për të spostuar vëmendje. Ata që kanë zhdukur Ervis Martianj sot janë struktura më e madhe kriminale në vend. Kanë pasur koordinator Ergys Agasin, janë ata që e mbajnë sot Ergys Agasin, Vijnë informacione këtu është ai herë e shohin në Tiranë herë në Durrës. Zyrtarisht kemi dy hetime një hetim e kërkon për vrasje një të shpallur në kërkim.

Hetimin kryesor për vrasje nuk e merr SPAK. A u arrestua punonjësi i policisë? Të gjithë ata që flasim sot kanë qenë në burg, se kush i ka liruar t’i gjejnë. Kryeministri mashtroi sepse premtuan që do të gjenin autorët e vrasjes së Ervis Martinaj. Çfarë versioni zyrtar ke si polici e Shtetit? Përse duhet të futej kryeministri në këtë histori? Hetimin e drejton prokurori, jo polici. Familja në kohën që kam qenë atje, sapo ishte arrestuar Jeton Lami, njeriu besnik i Ervis Mertinaj dhe njeriu i fundit që ka pasur kontakt me të. Ky njeriu u dorëzua te drejtori i përgjithshëm dhe çfarë foli me të nuk e dimë. Dhe drejtori i përgjithshëm mori pasoja, u shkarkua. Dhe babai i Ervis Martinaj ka thënë  ne presim që ky persona të na thotë diçka. Të gjitha vrasjet janë zinxhir”, tha ai në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24.

artan hoxha

Lini një Përgjigje