TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2026, 20:06

Silvio Gonzato takim me Prokurorin e Përgjithshëm: Lufta kundër krimit mbetet prioritet

Shkruar nga Pamfleti
Silvio Gonzato takim me Prokurorin e Përgjithshëm: Lufta kundër
Silvio Gonzato dhe Olsian Çela

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë një takimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela foli për rëndësinë e luftës kundër krimit dhe dhënien e drejtësisë për qytetarët.

Gonzato gjatë takimit ri konfirmoi mbështetjen e Bashkimit Europian për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet për ta bërë atë më të fortë dhe funksional.

Ai theksoi gjithashtu se Bashkëpunimi i Prokurorisë së Përgjithshme me institucionet e tjera të drejtësisë, mbeten thelbësore për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE.

Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe në luftën kundër krimit.

Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet, përfshirë asistencën për Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve, me mirëkuptimin e përbashkët se drejtësia dhe lufta kundër krimit fillojnë nga një sistem i fortë dhe funksional.

Bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbetet thelbësor për të garantuar llogaridhënie dhe standarde të larta etike”, njofton Ambasada e BE-së.

gonzato Çela be

Lini një Përgjigje