TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2026, 20:07

"Falangat e zeza të tij më kanë bërë 2 herë atentat me tritol", ish-shoqëruesi i Fatos Nanos thirrje Berishës: Ik nga politika!

Shkruar nga Pamfleti
"Falangat e zeza të tij më kanë bërë 2 herë
Sali Berisha

Ish-oficeri i Gardës, Tori Agolli, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se ai nuk ka ndryshuar asnjëherë që prej viteve ’90.

Agolli u shpreh se Berisha vazhdon të mbetet i njëjti personazh politik që, sipas tij, “eliminon kundërshtarët” dhe mban ende peng Partinë Demokratike.

Në deklaratat e tij, ish-shoqëruesi i ish-kryeministrit Fatos Nano riktheu përplasjet politike të viteve të tranzicionit, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj liderit demokrat.

Edhe pse tha se nuk ka një konsideratë të lartë për SPAK-un, Agolli këmbënguli se drejtësia nuk duhet të ketë ngjyrime politike dhe akuzoi Prokurorinë e Posaçme se po godet vetëm “në një kah” duke injoruar Berishën të cilin e cilësoi si 'njeriu më shkatërrues i kombit" që ka dominuar politikën shqiptare përmes konfliktit dhe frikës.

“Prandaj është peshore. Nuk ka krahë. Drejtësia nuk ka të majtë apo të djathtë. Drejtësia s’ka as ngjyrë e as parti. Drejtësia po godet vetëm në një kah dhe nuk po godet njeriun më shkatërrues të kombit shqiptar, Sali Ramë Berishën. Është një shprehje e vjetër e popullit shqiptar ‘ku ka zë s’është pa gjë’. I them ik nga politika! Falangat e zeza të Sali Berishës më kanë bërë 2 herë atentat me tritol”, tha ai.

Në rrëfimin e tij, Agolli e paraqiti Berishën si figurën që sipas tij ka dominuar politikën shqiptare përmes konfliktit dhe frikës, ndërsa insistoi se edhe sot Partia Demokratike vazhdon të mbahet peng nga udhëheqësi i saj.

I pyetur se çfarë ka përfituar gjatë gjithë viteve që ka shërbyer pranë Fatos Nanos dhe më pas gjatë ndërrimit të pushteteve, Agolli tha se nuk ka marrë asgjë tjetër përveç pagës së shtetit dhe i kujtoi Berishës një të vërtetë të madhe.

“Vetëm rrogën e shtetit. Edhe sikur të fillojë ’90 nga e para, prapë atë punë do bëj. Kur ikën në varr, nuk merr asgjë me vete. Nuk merr ç’ke vjedhur, ke marrë, ke prerë apo ato që ia ke futur shokut. Berisha mendon se do t’i marrë me vete. Asgjë s’do marrë. Ka plot PD rini, njerëz të shkolluar. O Berishë, lëre partinë të ecë përpara”, u shpreh ai.

Agolli foli për raportin mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës larg kamerave, duke treguar një episod pas daljes së ish-kryeministrit socialist nga burgu.

“Unë e kam shoqëruar për herë të parë, kur erdhi nga spitali nga Athina, e kam shoqëruar tek babai i tij, i ndjeri Thanas Nano dhe ai i ka thënë ‘Fatos ça po bën me Sali Berishën? Të shkatërroi jetën, të futi në burg, nuk e shijove nënën që vdiq.’ Fatosi iu përgjigj; ‘Shiko Bushku, unë nuk do bëj atë që bëri Berisha, ta bëj atë hero.’ Nano ishte intelektual që bëri burg të padrejtë. Fatos Nano ka qenë tolerant, Berisha i ka shkatërruar jetën dhe karrierën. Berisha dhe Meta bashkë”, tha ai.
Për Agollin, Berisha nuk ka ndryshuar as sot nga mënyra se si ka bërë politikë që prej viteve ’90.

“Nga ajo kohë deri më sot, ka ndryshuar vetëm një gjë nga Berisha: nuk të vret më dot, nuk eliminon kundërshtarin, sepse i ka rënë dhe mosha dhe takati”, deklaroi ish-oficeri i Gardës në emisionin “Studio Live”.

sali berisha ish-oficeri i gardës tori agolli pd

1 Komente

  1. D
    Db

    Kujdes agolli Gjarpri kafshon me eger tamam duke ngodhur Kujdes vlla.

    Lini një Përgjigje