TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2026, 13:27

Vrasja në Kamëz, gazetarja Delia: Dyshohet për pazare të drogës, autori kishte marrë të gjitha masat 

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Kamëz, gazetarja Delia: Dyshohet për pazare të

Gazetarja Etleva Delia foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Kamëz, ku u vra Ardian Baloshi 28 vjeç.

Gjatë intervistës, gazetarja theksoi se autori ka qenë një personazh i skeduar për lëndë narkotike dhe për dhunë në familje.

Gjithashtu Delia, shtoi se ngjarja e rëndë në Kamëz duket se ishte e përgatitur nga autori, Sadik Llani. Ky i fundit është në kërkim nga policia.

“Nuk ka pasur kontakt mes viktimës dhe autorit. Viktima ka qenë duke ecur në rrugë, autori është afruar me makinë dhe e ka qëlluar. Mund të ketë pasur konflikt para një viti dhe nuk përjashtohet mundësia që të kenë pasur debat ditët e fundit me njëri tjetrin. Ata kanë qenë edhe fqinjë. Duket se është diçka e përgatitur nga ana e autorit. Por gjithashtu duhet të hetohen momentet e ditëve të fundit, nëse kanë pasur përplasje”, tha ajo për "Abc News".

vrasja ne kamez

Lini një Përgjigje