Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:
Sali Berisha mbetet praktikisht pa rival në garën për kreun e PD-së, pasi kandidaturat e Ervin Salianjit, Evi Kokalarit dhe Alesia Balliut u refuzuan.
Paralelisht, në forumin e IDU në Zagreb, Berisha kërkoi integrim në BE të bazuar në meritë dhe zgjedhje të lira.
Në drejtësi, dosja “Partizani” vijon në GJKKO, ku Taulant Balla u përplas me Jamarbër Malltezi mbi burimin e provave.
Ndërkohë, Prokuroria ka mbyllur hetimet për skandalin në Onkologjik në QSUT, duke dërguar për gjykim 6 persona.
Raportet ndërkombëtare thellojnë shqetësimet për median: Shqipëria ka rënë në renditje për lirinë e shtypit, ndërsa kryeministri Edi Rama mbron MIA-n duke cituar vlerësime pozitive.
Në ekonomi, ministri Petrit Malaj njoftoi se po shqyrtohen lehtësira fiskale, por prioritet mbeten shtresat në nevojë.
Në siguri, drejtori i policisë Skënder Hita kërkoi goditje më të forta ndaj drogës dhe krimit gjatë takimeve në Korçë dhe Elbasan.
Në kronikë, një i shpallur në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci ka mohuar përfshirjen ne ngjarje.
Ndërsa statistikat e Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me nivel të lartë vrasjesh në Europë.
Në rajon, Albulena Haxhiu ka dekretuar 7 qershorin për zgjedhje të reja në Kosovë, në mes të krizës politike dhe institucionale.
Ndërkohë, në arenën globale, tensionet në Gjirin Persik rriten, me Iranin që sinjalizon një rol më agresiv në Ngushticën e Hormuzit dhe SHBA-te qe po shqyrtojne dislokimin e ''Dark Eagle''.
Lini një Përgjigje