
Tre avionë ushtarakë të paidentifikuar kanë fluturuar këtë të enjte dy herë mbi qytetin e Lushnjës. Sipas raportimeve, mjetet ajrore dyshohet të kenë qenë të tipit F-16, ndërsa arsyet e fluturimeve mbeten të paqarta.
Fluturime të ngjashme janë raportuar edhe gjatë javës së kaluar në të njëjtën zonë.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë, ndërsa Shqipëria konsiderohet një nga vendet që ka lejuar përdorimin e territorit të saj për operacione nga aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga mediat e huaja i vetmi zhvillim mbi fluturime ushtarake, është raportimi i “Itamil Radar", ku një avion ushtarak turk i tipit Airbus A400M është evidentuar duke kryer dy fluturime, një në datën 27 prill dhe një në datën 28 nga baza ajrore e Kajserit drejt Bengazit në Libi, duke ndjekur një itinerar më të gjatë përmes Ballkanit.
Sipas të dhënave të publikuara, avioni shmangu hapësirën ajrore të kontrolluar nga Athina (Athens FIR), duke kaluar mbi Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, përpara se të vijonte drejt hapësirës ajrore të kontrolluar nga Italia dhe më pas në drejtim të Libisë.
Ky devijim lidhet me mungesën e koordinimit mes Turqisë dhe Greqisë në menaxhimin e hapësirës ajrore, çka shpesh detyron avionët ushtarakë turq të ndjekin rrugë më të gjata operacionale.
Lini një Përgjigje