TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2026, 13:14

Pas mesazheve në Korçë, Skënder Hita “zbarkon” në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
Pas mesazheve në Korçë, Skënder Hita “zbarkon”
Pamje nga mbërritja e Hitës në Elbasan

Pas takimit të zhvilluar në Korçë me drejtuesit e policisë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar turin e tij me një vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan.

Mësohet se Hita është pritur në një takim zyrtar nga drejtori i Policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha, ndërsa në fokus të diskutimeve kanë qenë çështjet e sigurisë dhe forcimi i rendit në këtë qark.

Vizita në Elbasan vjen në vijim të takimit në Korçë, ku kreu i policisë mblodhi drejtuesit vendorë, shefat e komisariateve dhe përgjegjësit e sektorëve për të analizuar problematikat dhe për të përcaktuar prioritetet e punës.

Sipas burimeve, Hita ka kërkuar intensifikim të goditjeve ndaj kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe identifikimin dhe ndjekjen e personave të përfshirë në grupe kriminale.

Gjithashtu, ai ka theksuar nevojën për masa më të forta kundër armëmbajtjes pa leje dhe shtimin e kontrolleve në terren, me vëmendje të veçantë edhe në institucionet arsimore, për të garantuar sigurinë publike.

 

Lini një Përgjigje