Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë, ku morën pjesë drejtuesit vendorë, shefat e komisariateve dhe përgjegjësit e sektorëve.
Takimi, që zgjati rreth një orë, u fokusua në analizën e problematikave kryesore dhe në përcaktimin e prioriteteve të punës për strukturat policore në këtë qark.
Sipas burimeve nga mbledhja, një nga drejtimet kryesore të dhëna nga Hita lidhet me intensifikimin e goditjeve ndaj rasteve të kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe me evidentimin dhe ndjekjen e personave të përfshirë në grupe kriminale.
Gjithashtu, kreu i Policisë së Shtetit ka kërkuar angazhim më të madh në parandalimin e armëmbajtjes pa leje, duke theksuar nevojën për kontrolle më të shpeshta dhe më të detajuara në terren.
Një vëmendje e veçantë, sipas të njëjtave burime, i është kushtuar edhe sigurisë në institucionet arsimore, ku është kërkuar shtim i kontrolleve për të garantuar rendin dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Si shpiegohet qe ne te gjithe boten shumica e policeve jane barkderra?