TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2026, 09:30

Vendimi për Kreshnik Hajdarin, Lefter Maliqi: Institucionet ping-pong me ligjin, në shërbim të politikës

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për Kreshnik Hajdarin, Lefter Maliqi: Institucionet ping-pong me

Kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, rrezikon mandatin, pasi çështja e tij është rikthyer për shqyrtim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Edhe pse më herët kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, nuk mori një vendim përfundimtar lidhur me pretendimet për mosdeklarim të një dëbimi nga Greqia, Gjykata e Lartë ka kërkuar tashmë një vendimmarrje të qartë mbi vlefshmërinë e tij në detyrë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë rrëzon rekursin e paraqitur nga Hajdari dhe lë në fuqi qëndrimin e mëparshëm të gjykatës administrative, duke theksuar se çështja nuk mund të mbyllet pa një akt përfundimtar nga KQZ.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, i cili ka ndjekur çështjen në rrugë ligjore, e cilëson procesin si të zvarritur dhe të ndikuar nga interesa të ndryshme.

Në një intervistë për "Syri Tv", Maliqi tha se kryebashkiaku nuk ka plotësuar saktë formularin e dekriminalizimit.

“Ligji është i qartë: çdo e dhënë duhet të deklarohet. Ka elementë që, sipas nesh, nuk janë përfshirë”, u shpreh ai, duke përmendur një dëbim të mundshëm nga Greqia.

Sipas tij, çështja ka kaluar disa herë mes KQZ-së dhe Kolegjit të Apelimit Zgjedhor, duke krijuar një proces të zgjatur.

Maliqi tha gjithashtu se këtë si “akrobaci ligjore”, ndërsa shtoi se beteja tashmë është zhvendosur në një fazë vendimtare. Ai deklaroi se ka depozituar kallëzime në SPAK dhe se pret reagim nga institucionet e drejtësisë.

“Fitorja morale te qytetarët është arritur, tani mbetet beteja ligjore", tha ai.

Aktualisht, pritet që KQZ të marrë një vendim përfundimtar, i cili mund të përcaktojë vijimin ose ndërprerjen e mandatit të kryebashkiakut, ndërsa nuk përjashtohet që çështja të rikthehet sërish në instanca të tjera në rast ankimimi.

"Edhe ky është një film serial me institucionet e kapura të shtetit dhe të drejtësisë, të vesh duart në kokë.

Madje miqtë e mi, familjarët dhe dashamirësit e mi, më thonë që ç'e ke këtë betejë me këtë shtet të korruptuar, me njerëz të fortë, me para, që mbrohen nga Rilindja, nga Narkoshteti, nuk e nuk ke për ta fituar.

Kurse unë kam natyrën, ja kam thënë që që 14 vjeç Skënderbegas, se deri tani gjithë karrierën time, që nuk dorëzohem për të drejtën.

Faktikisht e drejta morale edhe në popullin votuesit e Kuçovës, me fjalë apo dhe në publik është fituar.

Tani unë po luftoj për betejën ligjore, e cila besoj mbaron me mbarimin e mandatit të Hajdarit të famshëm, ku interesat korruptive të oligarkëve, rilindasve, për këtë qëllim ishin.

Të nderuar shqiptarë, të nderuar votues të Kuçovës, detyrimi im është fitorja ndaj padrejtësive. Të gjithë e dimë që po rikthehemi prapë nga e para, në KQZ, do kthehemi në KAS, në koleg, imagjino çfarë po ndodh me një bashki siç është bashkia e Kuçovës, e cila u grabit në KZAZ-në e krimit, ku vetë KQZ-ja vendosi që ajo të shkatërrohej si godinë për shkak të cënimit të masave të sigurisë dhe dhomës së fshehtë ku u ndërruan gjashtë kuti.

Megjithëse u grabit, përsëri unë vazhdova betejën ligjore me 10 kallëzime në SPAK edhe për kallëzimin për ligjin e dekriminalizimit.

Kam qenë vetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, mandatin e parë, ku kemi votuar në mënyrë unanime ligjin e dekriminalizimit dhe është e qartë me fjalë e bardha mbi të zezë, që do të thotë, që do të thotë, çfarëdo lloj dënimi që ti të kesh kryer brenda dhe jashtë vendit, e ke të detyruar me ligj të plotësosh në formularin e dekriminalizimit.

Dy rreshta i dari i famshëm nuk e plotësoi. U deportua dhe nga shteti grek. Këto deportimin na e dha Prokuroria e Përgjithshme. KQZ-ja e mban në detyrë, KAS-i e kthen.

Prokurori, ish-prokurori i përgjithshëm, Dhor Sollaku i di mirë ligjet, i di mirë këto akrobacirat, zvarritjet dhe gjërat. Imagjino që në 2024 duhet të ishte shkarkuar nga KQZ-ja, sepse KAS-i ja riktheu për shkelje KQZ-së. Këta tani ç'bëjnë? Hedhin me fjalë në gjyq KAS-in.

Pra, Dhor Sollaku hedh në gjyq KAS-in dhe në gjykatë administrativ.  Se Hajdari ka lekë sa të kemi bërë dhe edhe denoncim për hetim pasuror nëpërmjet vëllait të tij, Kristos, ku di unë, ka ndërruar mbiemrin në Angli me apartamente e me tërë, ja kemi çuar Dumanit të famshëm. Dhe çfarë ndodh tani? Vete dhe e bën me fjalë padi në Gjykatën Administrative që nuk lejohej.

Ne vajtëm menjëherë bashkë me zotin Langozi në gjykatë, na thonë, në 2024, është me leje lindje gjyqtarja. Pritëm një vit e ca të linde gjyqtarja, vajtëm më pas U rrit dhe fëmija. U rrit dhe fëmija, do kishte vajtur tre-katër muaj dhe vajtëm mbas një viti e gjysëm ne.

Na njoftuan aty, vajtëm përsëri, i them, ç'është kjo shtyrje, sepse është shkelje. Dhe seancën e dytë e shty ti dhe një muaj tjetër thotë, shpall moskompetencën.

Pra është kompetencë e KQZ-së sepse nuk ka vendim që ti mund ta ankimosh, mund të bësh padi. Në këto momente, sipas ligjit, filloi zvarritja prapë, e çon në kolegjin e lartë, pra në gjykatën e lartë dhe gjykata e lartë e la të njëjtën gjë.

Tani, të dhënat e mia janë që KQZ-ja i ka çuar shkresë SPAK-ut edhe Prokurorisë së Përgjithshme për këtë problem, se është vënë në lëvizje sepse është është shkelje e rëndë e detyrës. Dhe besoj që Celi Bashi do na mbledhi përsëri, do vazhdojë Pra një sekond, që ta bëjmë më të thjeshtë për publikun. Në ç'pikë është sot çështja e Hajdarit? Çështja e Hajdarit është rikthyer prapë te KQZ-ja për vendim.

Dhe nëse KQZ-ja pra merr vendim që është e detyruar të marri një vendim të ri, të marri një vendim. Nëse merr vendim që duhet të vazhdojë detyrën, me fjalë i bie që të kallëzohet për shkelje të ligjit sepse është edhe Gjykata e Lartë.

Tani, në rastin konkret, me fjalë, edhe po mori vendim për të vazhduar detyrën, do vejë në KAS, nga KAS-i në koleg, pra cirk. Edhe derisa do vejë prapë nëpër gjykata sipas lojës së tyre. Ky është institucion i shtetit", u shpreh Maliqi.

Lini një Përgjigje