TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Prill 2026, 17:12

Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK, prokuroria hap dosjen e shembjes së stadiumit "Qemal Stafa"

Shkruar nga Pamfleti
Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK, prokuroria hap dosjen e shembjes
Kumbaro duke dalë nga SPAK

Kumbaro merret 4 orë në pyetje për shembjen e basorelievit ballor të stadiumit “Qemal Stafa”...

Ministrat dhe deputetët socialistë duket se janë bërë si “të shtëpisë” në SPAK. Pas shumë figurave që kanë ngjitur shkallët e Prokurorisë së Posaçme, sot ishte ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila është marrë në pyetje për afro 4 orë.

Ajo u fut në ambientet e prokurorisë në orën 13:00 dhe doli pak më parë, teksa është marrë në pyetje sipas saj, lidhur me një hetim që SPAK ka hapur mbi stadiumin kombëtar.

Ishte vetë Kumbaro që tha para mediave se është pyetur për këtë çështje, por pa dhënë më shumë detaje.

Isha si person në dijeni për çështjen e stadiumit ‘Arena’,” u shpreh Kumbaro, duke shtuar spekulimet për një aferë të re që po hetohet nga prokuroria speciale.

Por, sipas burimeve, hetimet janë duke u zhvilluar për shembjen e Stadiumit "Qemal Stafa", i cili ishte monument kulture. Kumbaro ka qenë ministre e Kulturës në atë kohë. 

Për të qenë të saktë, ajo është pyetur lidhur me urdhrin për shkatërrimin e basorelievit ballor të stadiumit “Qemal Stafa”, përcaktuar me vendim qeverie në vitin 1954 si  “Monument Kulture i Veçantë i klasit të Parë dhe Mbrohet nga Shteti”.

Por Mirela Kumbaro që duhej ta mbronte, iu bind çmendurisë së kryeministrit Edi Rama, duke urdhëruar të shkatërrohej, ky monument me vlera të mëdha kulture e historike në fasadën e stadiumit kombëtar, ndërsa 12 orë pas urdhrit të saj, mesnatën e 11 gushtit 2016 iu vu ruspa.

Dihet, që urdhrin faktik e ka dhënë Babloku i pazarit për stadiumin e ri, por Mirela Kumbaro, në atë kohë ministre Kulture, ka firmosur urdhrin për ta hequr nga lista e monumenteve të kulturës.

Prandaj drejtësia ka nisur të merret me Kumbaron, si ministre që ka firmosur, urdhrin, në shkelje të ligjit për monument e trashëgimisë kulturore, duke shkatërruar monumentin te stadiumi.

 

kumbaro spak air albania

Lini një Përgjigje