TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Qershor 2026, 19:28

Arrestimi i bujshëm në Borshin e largët!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Arrestimi i bujshëm në Borshin e largët!

Po ata të call center-ave te pallati ngjitur me Gjykatën e Lartë kush i njoftoi 2-3 orë para se të shkonte BKH-ja?

U kap Moisi Habilaj që fshihej prej vitit 2017 në Borsh.

Hahahaha

A thua se Borshi është në Afrikë apo Kolumbi?

Imagjinoni çfarë plehrash ka në strukturat e Policisë, Prokurorisë, Shërbimit Informativ dhe strukturave të tjera ligjzbatuese, saqë kanë lënë të lirë me porosi të pushtetit për 9 vite një të dënuar në Itali me 12 vjet burg dhe të shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda Shqiptare si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Dhe ky person qenka “fshehur” në Borsh.

Borshi ka gjithsej 500 familje në behar, se në dimër nuk janë as gjysma dhe nuk bie në sy një i ardhur nga një fshat tjetër për 9 vjet rresht.

Të paktën mos e jepni si lajm, mor plehra, se nuk ka shqiptar që nuk e di se më shumë se gjysma e atyre që janë të shpallur në “kërkim” nuk i kërkon njeri dhe janë të gjithë në Shqipëri.

Madje edhe ata që ikin nga Shqipëria një natë apo disa orë para se t’u shkojë policia për t’i arrestuar, lajmërohen nga vetë BKH-ja apo Policia.

Po Ilir Shtufin kush e lajmëroi 5-6 orë para arrestimit që të ikte në Selanik?

Po Gys Agasin dhe të gjithë tufën pas tij kush e lajmëroi që të ikte nga zyra dhe të ndryshonte vendbanim para se t’i shkonte policia në banesë?

Po ata të call center-ave te pallati ngjitur me Gjykatën e Lartë kush i njoftoi 2-3 orë para se të shkonte BKH-ja?

E shumë e shumë të tjerë që lajmërohen para se të merret vendimi për arrest.

Tani hapni sytë dhe “gjeni” ndonjë tjetër të “arratisur” në ndonjë fshat të braktisur apo ku jetojnë vetëm 10-15 pleq, se aty është shumë e vështirë për t’u “zbuluar”.

1 Komente

  1. p
    poshte komunizmi

    o Lymo, lere keto arrestimet se di SPAK ate, por shiko emrin tend ne liste si frymezues i protestes, por me vjen keq si pranon ti te futesh emrin ne nje liste ku 50 perqind jane ish-sigurimsas te zhgenjyer qe spo vjedhin dhe shkerdhej me per qyl

    Lini një Përgjigje