
Armand Shkullaku ka folur për deklaratat e Veliajt dhe Ramës, lidhur me aferën korruptive në Bashkinë e Tiranës me kompaninë 5D të drejtorëve.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shkullaku tha se Rama ishte i detyruar të bënte reagimin ku binte dakord me Veliajn, sepse ai do të përdorë të njëjtin justifikim nëse Veliaj nesër merret i pandehur.
"E para të bën përshtypje, që iu ka plasur cipa për të thënë gomarllëqe, të bindur që njerëzit janë dele dhe marrin të mirëqenë çdo gjë që thonë. Nuk e rruajnë fare, thonë e kanë bërë ca atje, qentë të lehin, kazani mediatik...
Kështu ka thënë edhe për Saimir Tahirin, për kryetarët e bashkive, deputetët e kriminalizuar, t’ju vijë turp po hidhni baltë. Pastaj thoshte janë dru të shtrembër, vemje. Rama, për shpirt nuk do ta bënte atë deklaratë, por është i detyruar. Nëse Rama godet skemën e Veliajt, godet veten.
Imagjinoni për një çast, sikur Veliaj të merret i pandehur. Çfarë do të thotë ky? Që është përgjegjësi individuale...", tha Shkullaku.
Lini një Përgjigje