
Kreu i grupit të këshilltarëve bashkiakë të opozitës Ilir Alimehmeti ka hedhur akuza se prej kohësh në Bashkinë e Tiranës mbizotëron paligjshmëria.
Ai ka treguar se këshilltarët bashkiakë nuk kanë akses për informacione dhe as për interpelanca dhe mbledhje, prandaj dhe protesta të premten ishte një reagim.
Alimehmeti tha se janë përdorur të gjitha mënyrat zyrtare, dhe protesta ishte përshkallëzimi i situatës.
“Për çdo aksion ka dhe një reaksion, është ligji i tretë i Njutonit. U penguam të bënim detyrën tonë si këshilltarë bashkiakë. Aksesi për informacion, për mbledhje u pengua me polici. Duke pasur frikë nga njerëzit, këshilltarët bashkiakë. Në detyrën tonë u penguam. Atë ditë ishte flagrante. Ka nisur që në qershor kjo histori. Veliaj nuk u betua. Mbledhjet e këshillit bashkiak nuk transmetohen. Kemi çuar shkresa të panumërta për informacion, nuk kemi marrë. Kemi bërë kërkesë për interpelancë nuk kemi marrë përgjigje. Çdo lloj amendamenti, kërkese hidhet poshtë. Ajo që patë është një përshkallëzim i situatës”, tha Alimehmeti në Report TV.
Lini një Përgjigje