TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 22:03

“S’kërkohet llogari për paranë publike”, Abilekaj: SPAK burgos një hajdut, ata e zëvendësojnë me një tjetër!

Shkruar nga Pamfleti

“S’kërkohet llogari për paranë publike”,

Gazetari Enton Abilekaj tha se SPAK është duke zëvendësuar hajdutët, me detyrë në qeveri, në vend që të mbrojë paranë publike. 

I ftuar në emisionin ”Çim Peka Live”, në “Syri Tv”, Abilekaj tha se humbja e qytetarëve shihet teksa kryeministri ‘bekon’ qeverisjen e Erion Veliajt ndërkohë që skandalet e tij po zhurmojnë çdo ditë.

Do fusim Rrjepajn në burg bashkë me biznesmenin, por sterilizimi do vazhdojë, keqmenaxhimi i parave do vazhdojë. Ashtu e bënë dhe me inceneratorin. Do i fusin këta në burg por paratë do jepen çdo ditë, në orën e caktuar dhe datën e caktuar. Çfarë ka këtu për tu gëzuar? SPAK-u niset për të futur njerëz në burg apo për të shpëtuar paranë publike. Mesa duket ky është një spektakël për të futur njerëz në burg. Askush nuk kërkon llogari për paranë publike.

 Si mund të vazhdojë që kjo bashki të qeveriset në këtë mënyrë? Si mund të vazhdojë të rrijë në detyre një kryetar bashkie që i kanë humbur 20 milion euro?

Nëse kryeministri vazhdon ta bekojë në këtë qeverisje korruptive, atëherë ne nuk kemi fituar asgjë. Kemi ndërruar disa hajdutë me disa hajdutë të tjerë”, tha Abilekaj.

abilekaj

Lini një Përgjigje