TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 21:54

“Janë hapur dosje për Ramën dhe Olsin”, Basir Çollaku plas ‘bombën’: 17 ministra shkojnë me taksi çdo dy ditë në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

“Janë hapur dosje për Ramën dhe Olsin”, Basir

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se aktualisht ka 16-17 ministra që shkojnë me taksi thuajse 1 herë në dy ditë në SPAK.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Çollaku tha se në Prokurorinë e Posaçme janë hapur dosje për kryeministrin Rama, për vëllanë e tij.

Ai theksoi gjithashtu se duhet të kërkohet se përse nuk ka avancime në rastet që sipas tij kanë nisur të hetohen në SPAK.

Një pjesë e njerëzve të drejtësisë kanë rrëshkitur nga profesioni dhe mendojnë se një vullnet politik sot nuk e bën fajtor nesër kur gjurmët janë aty. Rasti i  zonjës Xhaçka ngjan me atë të zotit Kokëdhima në rastin e investimit atje. Ka edhe dosje që përfshijnë Ramën vetë, është dosja e McGonigal, e regjistruar në SPAK.

Duhet të kërkojmë pse nuk ka avancime për të. Aty denoncohen Balla, Veliaj, Gjiknuri, Rama. Është dosja e vëllait të Ramës, është e hapur. Ka shumë gjëra në SPAK, në Gjermani. Këtë duhet të kërkojë drejtësia për këdo. Janë shumë ngjarje gjyqësore, ke 16-17 ministra që shkojnë me taksi pothuajse 1 herë në dy ditë në SPAK. I ke me akuzë direkte, janë nën hetim.

Drejtuesi i SPAK ka deklaruar se ka regjistruar procedimin penal që do të thotë se është në hetim. Është Gjiknuri, Xhaçka , Beqaj, Tahiri, Xhafa, Balluku, janë në SPAK”, u shpreh ai.

basir Çollaku

Lini një Përgjigje