
Juristi Sokol Hazizaj ka folur lidhur me mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
Ai tha se procedura e Kuvendit është shumë e vonuar. Juristi shprehet se ky nuk është rasti i parë që Kuvendi e zvarrit apo përshpejton çështjen.
"Proceduralisht dhe kushtetueshmërisht, Kuvendi i Shqipërisë e ka vonuar vendimin për të çuar në Gjykatën Kushtetuese pajtueshmërinë e mandatit të kërkesës së 1/10-s të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Kur flasim për deputetët nuk ka rëndësi deputeti por institucioni. Në momentin që një anëtar i Kuvendit vendos veten e tij në raport me Kuvendin, institucioni ka rënë.
Nuk është ky rasti i parë që mund ta konsiderosh që Kuvendi e zvarrit apo përshpejton procedurën. Kuvendi ka pasur raste në çdo mandat për të çuar në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë. Rastin Kokëdhima, Beqaj, apo raste të mëparshme. Deputetët janë të zëvendësueshëm, Kuvendi nuk zëvendësohet", tha ai për "News 24".
Lini një Përgjigje