TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 20:36

‘Mijëra viktima nga pushteti i Sali Berishës’, Frrok Çupi: Duan të risjellin në skenë të njëjtin kriminel

Shkruar nga Pamfleti

‘Mijëra viktima nga pushteti i Sali Berishës’, Frrok

Analisti Frrok Çupi, ka thënë se qytetarët po përballen me një ‘valë të dytë’ të Sali Berishës, duke nënkuptuar faktin se mbështetësit e tij po përpiqen ta rikthejnë në skenë. Sipas tij nga pushteti i Sali Berishës ka mijëra viktima, si pasojë e mungesës së drejtësisë dhe shtetit.

Analisti tha se po përsëritet i njëjti krim duke risjellë të njëjtin kriminel.

“Ne po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Vala e parë ishte ndëshkimi nga ligji dhe vala e dytë është përpjekja e njerëzve të tij për ta sjellë në skenë. Të gjithë këta njerëz duhet të jenë të ndërgjegjshëm për një gjë dhe janë praktikisht se po përsërisin të njëjtin krim duke i ofruar viktimës, të njëjtin kriminel, autor, të njëjtin faktor, je duke ringjallur dhe përsëritur të njëjtën gjë. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Sali Berishës dhe këto që bëjnë këtë gjë, do të thotë se duhet të mendohen mirë. Të gjithë janë prekur nga shëmtimi i shëmtimit gjatë asaj periudhë, nga deformimi i drejtësisë”, theksoi ai për ABC News.

frrok cupi sali berisha

Lini një Përgjigje