TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 18:31

Raporti i EUROPOL/ Bregu: Cilësohemi si më të dhunshmit, mund të ketë 100-200 banda shqiptare në BE

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i EUROPOL/ Bregu: Cilësohemi si më të dhunshmit, mund

Në raportin më të fundit, EUROPOL bën të ditur se në Europë operojnë rreth 841 rrjete kriminale, mes të cilëve përmend edhe bandat shqiptare.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve në MCN Tv se ajo që është më shqetësuese në këtë raport, është se shqiptarët cilësohen si më të dhunshmit.

Duke vijuar më tej, Bregu tha se në BE mund të operojnë më shumë 100-200 banda, nisur nga fakti se vetëm vitin e kaluar janë arrestuar 1800 persona për trafik kokaine.

"Organizatat të forta aktualisht janë në Itali. Janë 841. Ka dy ndarje raporti. Kjo nuk e ul rrezikun që ne çojmë në Europë. Merret me organizata më të forta. Ndrangheta më problematikja, pastaj përmend Belgjikën dhe kur vjen seksioni i bandave të huaja që operojnë në BE, flasim për shqiptarët që janë rrezik. Nuk pashë rol të rëndësishëm të bandave ruse në BE. Nuk pashë marokenë, nuk pashë algjerianët, as kolumbianët dhe asnjë përkatësi nga Amerika Latine që i kemi në raportet e mëparshme të EUROPOL. Fakti që shqiptarët ndodhen mes 7 kombeve të huaja më shqetësuese në BE, duke ditur që ka rrezikshmëri nga 12 shtete e Amerikës Latine është shqetësues. Ne një nga 8 kombet e huaja që janë shqetësim në BE, jemi dhe ne.

Nuk thuhet se kush është më i rrezikshëm, por përderisa përmendemi në 8 nga 220 kombe të tjera, shqetësim është. Kjo vjen në vazhdën e të gjithë trafikut që krijojnë shqiptarët. Unë e kam një ide, vjen për shkak të lidhjeve të forta që grupet shqiptare kanë me grupet kriminale italiane. Ndrangheta na ka dhënë nxitje. Bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe Ndrangheta-s është i madh.

Ajo që është e rëndësishme është që ky raport na cilësoi ne si më të dhunshmit. Ky është shqetësimi real. Jo më shumë për forcën që kemi për krimin e organizuar, por dhunën që ushtrojnë. Shqiptarët kur grabisin i dhunojnë personat që ndodhen në atë familje, shqiptarët janë të vetmit që e godasin policinë me armë. Pengmarrjet brenda kombësisë janë të shumta. Lufta ku ne zhvendosemi në BE, bëhet brenda llojit.

Mund të jenë më shumë se 100-200 rrjete, pasi vitin e kaluar janë arrestuar 1800 shqiptarë vetëm për trafik droge", tha ai.

Lini një Përgjigje