
Avokati Spartak Ngjela, ka paralajmëruar se do të arrestohen shumë punonjës të Policisë së Shtetit, në funksion ose jo.
Nisur nga deklarata e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili tha në raportin vjetor në KLP, se shumë punonjës të policisë së shtetit janë të përfshirë me krimin e organizuar, Ngjela e quajti këtë deklaratë të vërtetë. Ai shton se Altin Dumani ka në dorë arrestet teksa shton se krimi i organizuar nuk triumfon sot nëse nuk e ka policinë në gjirin e vet.
“Kjo deklaratë paralajmëron arreste. Dumani i ka në dorë arrestet. Nuk pyet arresti i shkarkuar apo në funksion. Ajo që ka thënë Dumani ka qenë e vërtetë. Krimi i organizuar po nuk pati policinë në gjirin e vet nuk triumfon dot”, theksoi Ngjela.
Avokati thotë për shkak të përfitimeve financiare, krimi ka pasur në dorë që nga kryeministrat deri te policët. Ngjela thekson se klientela e tyre në treg ishte policia e Prokuroria, në funksion të pasurimit të parave kriminale.
“Krimi ka pasur në dorë që nga kryeministrat e deri te këta, kanë qenë në dorë të krimit. Ishin në bashkëpunim financiar. Këta e kishin kthyer Shqipërinë në kompaninë e tyre. Klientela e tyre në treg dhe policia e prokuroria. Ishin bashkë në funksion të pasurimit të tyre. Janë me miliona dollarë. Të shikojmë a do ta mbyllë SPAK-u këtë çështje deri në fund”, tha Ngjela për “TCH”.
Lini një Përgjigje