
Deputetja e opozitës, Ina Zhupa ka kërkuar thirrjen në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias të drejtorit të RTSH Alfred Peza.
Zhupa tha se dëgjesa duhet të bëhet për funksionimin e RTSH, largimet nga puna dhe përdorimin e fondeve të RTSH.
“Unë kërkoj të përfshihen në kalendarin 3 javor të komisionit, të thirret në një dëgjesë drejtori i dorëhequr dhe tërhequr nga dorëheqja drejtori i RTSH-së Alfred Peza, si dhe këshilli drejtues në mënyrë të tillë që të raportojë mbi mënyrën si po funksion RTSH, mbi shkarkimet masive nga puna dh përdorimin e fondeve. Është futur TVSH në një cikël paligjshmëri që në momentin që është marrë në drejtim nga Peza. Kemi kërkuar që të na sjellin si ka qenë zgjedhja e drejtorit të RTSH-së. është në nderin tonë, pasi japim buxhet 23 mln euro që ta marrim dhe në dëgjesë. Vendos datën”, tha Zhupa.
Kujtojmë se që prej ardhjes në krye të RTSH-së, Alferd Peza është akuzuar për shkarkime preferenciale nga puna. Në një akuzë të bërë muajin e shkuar, deputetja demokrate Ina Zhupa, me anë të një deklarate për mediat, bëri me dije se Peza ka shkarkuar nga puna plot 125 persona.
Gjithashtu, Peza akuzohet edhe për abuzim me fondet e televizionit kombëtar, ku rasti më flagrant ishe ai me fondin për festivalin e këngës.
Lini një Përgjigje