TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 14:11

"Peshku qelbet nga koka", ish-Presidenti Moisiu: Korrupsioni është rritur, jam i pakënaqur nga puna e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

"Peshku qelbet nga koka", ish-Presidenti Moisiu: Korrupsioni

Ish presidenti Alfred Moisiu ka qenë i ftuar ditën e sotme në Breaking në Top News. 

I pyetur se çfarë mendon për punën e kryeministrit, ai tha se Shqipëria ka ndryshuar dhe se Rama ka bërë edhe punë të mira, por edhe të këqija.  

"Rama ka një tufë me gabime por ka dhe punë të mira ndaj unë e quaj me një sy, jo me dy. Shqipëria ka ndryshuar, por unë për vete jam i pakënaqur", tha ai.

Sipas ish-presidentit, SPAK duhet të godasë më fort pasi peshku qelbet nga “koka”.

“Korrupsioni është rritur, jam i pakënaqur nga puna e SPAK, të punojë më fort tu bjerë në kokë të këqijave. Peshku qelbet nga koka, duhet të jenë të ashpër”, u shpreh ish-presidenti në Top News.

spak peshku moisiu

Lini një Përgjigje