TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 12:53

Me kapuç dhe shishen e benzinës në dorë, publikohen pamjet kur i vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve

Shkruar nga Pamfleti
Me kapuç dhe shishen e benzinës në dorë, publikohen pamjet
Anjeza Shiko

Makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë, Anjeza Shiko është përfshirë nga flakët një natë më parë në lagjen “1 Maji”.

TCH ka publikaur pamjet kur një person hedh benzinë në makinën tip “Volkswagen” të parkuar në garazh.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat, disa persona të dyshuar, ndërsa ende nuk dihet motivi i zjarrvënies.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen”, sipas njoftimit të policisë.

 

anjeza shiko vlorë

Lini një Përgjigje