Pas ndryshimit të masës nga arrest me burg në arrest shtëpiak, prokuroria kërkon kthimin në burg të Vangjush Dakos.
Kjo kërkesë, u shqyrtua sot në gjykatën e Apelit të Posaçëm, shkruan TCH.
Prokurori i çështjes deklaroi se në rast se nuk vendoset arresti me burg për Vangjush Dakon atëherë të lihet në fuqi arresti shtëpiak.
Por nga ama tjetër avokatët e Dakos, këmbëngulin se kanë përfunduar afatet edhe për arrestin shtëpiak.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nën akuzë për shpërdorim detyre, është nxjerrë nga qelia në 27 Shkurt, pas rreth 9 muajsh, me vendim te Gjykatës së Posaçme. Ndaj Dakos, gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi, ka caktuar masën arrest shtëpie me mbikëqyrje policore 24 orë, pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Ish-kryebashkiaku nuk ishte vetë i pranishëm në sallën e gjyqit në GJKKO, kur i mor vendimi i cili urdhëroi lirimi i menjëhershëm të ish kryebashkiakut të Durrësit pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.
Pasi u përgatit urdhri i ekzekutimit nga prokurori ish-kryebashkiaku u lirua nga qelia.
Lini një Përgjigje