TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 10:07

Nikoll Lesi: Shkofshin në ferr ata që masakruan Zamir Dulen!

Shkruar nga Pamfleti

Nikoll Lesi: Shkofshin në ferr ata që masakruan Zamir Dulen!

Nikoll Lesi ka reaguar për ndarjen nga jeta, të gazetarit Zamir Dule, i cili u dhunua barbarisht nga policia e ish presidentit në atë kohë Sali Berisha.

"Gazetari që themeloi kronikën e zezë dhe gazetarinë investiguese në Shqipëri shkoi në Parajsë. Ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare.

Që prej 3 marsit 1997, kur e masakruan forcat e pushtetit të kohës në Tiranë, ai nuk u bë më siç mund të ishte një njeri normal.

Kjo për faktin se e rrahën dhe e torturuan forca e policisë sekrete të pushtetit të Berishës në atë vit të mbrapshtë, viti 1997.

Në lidhje me këtë ikje nga kjo jetë të gazetarit të Koha Jonë të viteve 1993-1997 kanë reaguar të gjithë gazetarët dhe mediat serioze.

Të gjithë kishin një kërkesë: Shkofshin në FERR ata që torturuan në qelitë e policisë gazetarin Zamir Dule!

Edhe ata që urdhëruan këtë krim ç’njerëzor", shkruan Lesi.

Në vitin 1994, Zamir Dule erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”.

Zamiri u tërhoq nga profesioni pasi u dhunua barbarisht nga policia e ish- presidentit demokrat Sali Berisha në marsin e vitit 1997. Ai u shoqërua në polici ku u torturua e për pasojë pati edhe probleme të shëndetit mendor.

Qeveria e kryeministrit socialist Fatos Nano i akordoi gazetarit Zamir Dule pension special, në shenjë vlerësimi për punën në kushte të përndjekjes dhe sidomos për torturimin e tij nga struktura policore.

Pas largimit nga gazetaria Dule u zhvendos në Korçë, ku jetonte me vëllanë në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit. Shëndeti i tij është përkeqësuar vazhdimisht.

nikoll lesi zamir dule

Lini një Përgjigje