TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 13:45

"4 të intubuar kanë ndërruar jetë"/ QSUT reagon pas deklaratës së Vokshit: Ka pasur luhatje të energjisë, por nuk është cenuar jeta e pacientëve!

Shkruar nga Pamfleti

"4 të intubuar kanë ndërruar jetë"/ QSUT

QSUT ka reaguar pas deklaratës së deputetes Albana Vokshit se në spital kanë ikur dritat për dy orë dhe për pasojë kanë humbur jetën 4 pacientë. QSUT ka hedhur poshtë deklaratën, por ka pranuar se në 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike. 

"QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:

Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror. I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.
QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment.'- thuhet në reagim.

Lini një Përgjigje