
Sot ka nisur sot zyrtarisht protesta e paralajmëruar e fermerëve shqiptarë për subvencionet.
Teksa kanë bllokuar autostradën Lushnje-Fier me traktorë, fermerët kanë derdhur një sasi të konsiderueshme qumështi.
Blegtorët protestojnë për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat grumbulluese. Ata pretendojnë se që prej datës 1 prill çmimi është ulur me 100 lekë të vjetra për litër qumësht.
Ulja e çmimit është bërë nga fabrikat e qumështit njëzëri.m Në shenjë proteste blegtorët kanë derdhur qumësht në rrugë.
Protestuesit pretendojnë se institucionet shtetërore nuk ushtrojnë kontrollet e duhura në këtë sektor. Ata thonë se po trajtohen padrejtësisht nga institucionet shtetërore dhe se nuk kane mbështetjen e duhur.
Lini një Përgjigje