
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka përndjekur një të re. 38-vjeçari me inicialet R.H përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 25-vjeçare, duke i dërguar mesazhe në rrjete sociale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin R. H., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 25-vjeçare, duke i dërguar mesazhe në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje