
Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka folur për situatën dhe zhvillimet politike në vend. Ai tha se kryeministri Rama edhe pse ka gabime, po punon, por opozita është qorre.
Ndërkohë lidhur me punën e SPAK ai tha se po bën punë shumë të mirë, por se do duhej të godasë më fort.
Megjithatë ai tha se sfidë për SPAK është Sali Berisha.
“Rama ka gabime, por edhe punon. Unë e quaj ‘me një sy’, por këta të anës tjetër janë ‘qorra fare’. Tani SPAK po punon. Por mendoj se më fort duhet të punojë, duhet të kapë te kokat. Nuk e kuptoj si Berisha është në arrest dhe mban fjalim natë për natë. Është sfidë kjo për drejtësinë dhe drejtësia duhet ta rregullojë këtë, duhet rregulluar”, tha ai ndër të tjera.
Lini një Përgjigje