TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 17:59

Zgjedhja e Gjin Gjonit në krye të Rithemelimit në Lezhë, analisti: Komandohet nga Berisha, PD parti 'sekt'

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhja e Gjin Gjonit në krye të Rithemelimit në Lezhë,

Analisti Arben Meçe ka folur lidhur me zgjedhjen e Gjin Gjonit si drejtues i Rithemelimit për qarkun e Lezhës.

Meçe u shpreh se Partia Demokratike është vetëm një parti sekt, ku emërohesh dhe se nuk ka procese zgjedhore.

Ai tha gjithashtu se zgjedhja e Gjin Gjonit në Lezhë, tregon se gjithçka në PD dirigjohet nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

“Kandidimi i tij në Lezhë lidhet me faktin që atë parti e ka drejtuar Berisha dhe vazhdon ta komandojë Berisha. Tani e ka tërhequr në katin e tetë të pallatit të tij. Ne e kemi të qartë që dirigjimin e asaj partie e bën Berisha dhe kanë vetëm një mesazh, pra mesazhin e Berishës. Gjin Gjoni është pasqyra më e qartë e të djeshmes e sistemit ligjor.

Është një sfidë e plotë që Berisha po i bën sistemit të drejtësisë. PD ka shpallur që nuk e njeh Vettingun, SPAK-un, sistemin e tanishëm të drejtësisë dhe në këtë mënyrë i kundërvihet sistemit të drejtësisë. Pra një person tashmë i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, i vendoset ballë për ballë në një pozicion politik. Është rasti ku kryetari i partisë i një zone lokale delegohet nga Tirana dhe kjo tregon se në çfarë gjendje është. Kjo gjë ndodh vetëm kur jemi në kushte të jashtëzakonshme”, tha Meçe për “Abc News”.

Lini një Përgjigje