TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 19:44

Rama shtron iftar për Ramazan: Virtyt t’i nënshtrohesh agjërimit këtë muaj të madhërishëm

Shkruar nga Pamfleti

Rama shtron iftar për Ramazan: Virtyt t’i nënshtrohesh

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama, bashkë me iniciativën edhe të bashkëshortes së tij Linda Ramës, kanë shtruar një darkë iftari.

Kreu i qeverisë tha se është virtyt ti nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit në këtë muaj të madhërishëm.

“Edhe unë njësoj si agjëruesit mezi e pres këtë iftar bashkë me Lindën e këdo që angazhohet. Na bashkon ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë. Pa u munduar ti vëmë emër i ndjejmë afërsinë e pakufizueshme. Vakti i iftarit nuk është i pazakonshëm. Është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësitë e trupit. Është virtyt ti nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit në këtë muaj që jo më kot quhet i madhërishëm pra lartësues. Unë sot bëj pjesë te kategoria e më pak  të fortëve. E shoh të virtytshme dhe uljen e jo agjëruesve në tavolinën e iftarit”, tha Rama.

Rama tha se sofra ka frymën e një mbrëmjeje që nuk i mbledh bashkë as feja, as gjuha, por ndjenja e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë, e lidhjes me diçka të ngjashme.

edi rama iftar ramazan

Lini një Përgjigje