
Gazetari Sami Neza ka folur lidhur korrupsionin në Bashkinë e Tiranës me kompaninë ‘5D’. Ai tha se në gjithë procesion e tenderëve të vjedhur, kanë marrë pjesë 500 zyrtarë të Bashkisë Tiranë.
Sipas Nezës, kjo nuk do të thotë se të gjithë këta kanë bërë korrupsion, por janë të përfshirë në mënyrë të pavetëdijshme në një skemë korrupsioni.
“Të dy janë bashkë dhe siç e thua dhe ti, asnjëri prej tyre nuk mund të vazhdojë dot vetëm.
Teksti i të dyve brenda disa minutave, në lidhje me çështje që tregojnë përfytyrimin e tyre për shtetin dhe administratën, për shkak të pozicioneve që kanë, njëri si kryeministër për Tiranën dhe tjetri për Shqipërinë, tregon se nuk kanë fare diferenca e dallime.
Kjo tregon se ata kanë ndërtuar strategjinë dhe instrumentet.
Çfarë thoshte Veliajt? Nga ta di unë, çfarë jam unë, sigurims që ta di që njerëzit e mi po vidhnin.
Së pari nuk mund të trajtosh hajdutin në shtëpi, si hajdut katundi. Kur hajduti i shtëpisë, vjedh njëherë, vjedh dy e tre herë, do thuash, dale njëherë.
Kur flasim për administratën, do të thotë se ka kontroll.
Në tenderë që këta akuzohen mund të jenë përfshirë deri në 500 zyrtarë të bashkisë së Tiranës në nivele të ndryshme, të cilët mund të mos jenë fare të korruptuar dhe nuk kanë bërë korrupsion.
Është detyrë e kryeministrit të kontrollojë ministrat dhe është detyrë e kryetarit të bashkisë të kontrollojë funksion për funksion”, tha Neza për “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje