
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me zhvillimet për dosjen 5D ku janë arrestuar disa zyrtarë të lartë të bashkisë së Tiranës.
Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se u shpreh se në listën e personave që do të merren në pyetje është dhe krye bashkiaku Erion Verliaj për të cilin tha se fillimisht do thirret si person që ka dijeni. Sipas Llalës, Veliaj për momentin është në hetim për rolin e tij.
“Veliaj është në listën e personave që do pyetet në kuadër të listës së dosjes 5D. Prokuroria po vijon duke u marrë me zbërthimin e personave të ndaluar, janë sekuestruar dhe tendera që dyshohet që janë zhvilluar në rrethe të tjera, por sipas informacioneve Veliaj do të merret në pyetje fillimisht si person në dijeni dhe pastaj në bazë të hetimeve.
Për momentin është në hetim roli i Veliajt. Ai ende se ka cilësinë por po hetohet roli i tij nëse ka qenë autoritet kontraktor dhe nga ana tjetër për të parë dhe të gjitha kontaktet sepse në dosjet e sekuestruara të 5D sigurisht që mes drejtuesve dhe zyrtarëve të bashkisë është dhe Veliaj.
Sa i përket hetimeve të tjera ne e dimë se Veliaj po hetohet dhe për inceneratorin e Tiranës në kuadër të këtij hetimi është ushtruar kontroll në banesat e disa prej zyrtarëve dhe janë marrë telefonat dhe materiale që mund të japin indicie dhe të dhëna për inceneratotin. Tusha ka një indicie dhe për dosjen 5D. Sot që flasim prokuroria ka shkuar dhe më tej po sekuestron praktika të tjerë në tendera në rrethe të tjera siç është Durrësi”, tha Lala.
Lini një Përgjigje