TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 20:40

‘SPAK nuk ka mbaruar me bashkinë’, Baton Haxhiu: Dosja ka vjedhje që të bëjnë të ulërasësh

Shkruar nga Mero Baze

‘SPAK nuk ka mbaruar me bashkinë’, Baton Haxhiu: Dosja ka

Analisti, Baton Haxhiu, duke folur pas lidhur me zhvillimet e arrestimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, tha se SPAK ende nuk ka mbaruar punë me atë institucion. Madje ai ka thënë se në dosjet e SPAK ka gjëra që të bëjnë të ulërasësh në vjedhjet që janë bërë.

Haxhiu tha se ende nuk ka përfunduar procesi i SPAK në Bashkinë e Tiranës, dhe do të përfundojë në muajin prill.

"Para disa javësh kam pasur informacione të besueshme se çfarë do të ndodhë me drejtorët e bashkisë së Tiranës. Unë them që ende nuk ka përfunduar procesi dhe do të ketë problematika të tjera rrugës dhe do të përfundojnë në muajin prill.

Drejtorët e Tiranës kanë pasur një arrogancë të madhe dhe kanë funksionuar jashtë orbitës dhe brenda një kaste të veçantë dhe fatin në fund dihet. Politikisht ata nuk kanë pasur ndonjë koncept të vetin dhe të vetmen ideologji që ata mbështesinin ishte pasurimi i tyre.

Ata kanë funksionuar mbi këtë vijë politike dhe më vjen keq që ka zgjatur aq kohë procesi ndaj tyre. Ata janë keqpërdorues të funksioneve të tyre dhe kanë probleme serioze edhe gjatë kohës kur ishin të vetmit pa opozitë në bashki. Një pjesë të tyre dosjeve i kam lexuar dhe them që ende nuk kemi parë gjë akoma nga ky grup drejtorësh", ka thënë Haxhiu në Syri Tv.

baton haxhiu spak bashkia e tiranes

Lini një Përgjigje