
Analisti Frrok Çupi, teksa komentoi ndarjen nga jeta të gazetarit Zamir Dule, rrëfeu disa momente nga ngjarja e dy marsit të ’97 ku u sulmua redaksia e “Koha Jonë”.
“Ata që vranë Zamir Dulen erdhën në redaksinë e gazetës Koha Jonë me bajoneta kallashnikovi dhe kërkonin prapë Zamir Dulen. Po të njëjtën persona erdhën në redaksinë te “Petro Nini”, po të njëjtët. Njëri nga ata që ka marrë pjesë në vrasjen e tij, më ka marrë mua në makinën jeshile të redaksisë. Shoferi ka qenë një djalë i ri dhe nuk e kuptonte të folurën tropojançe”, duke shtuar: “Ata e dhunuan e dregaduan dhe e degjeneruan. Ky është një krim kundër njeriut. Dhe kjo e pafalshme”.
Lini një Përgjigje