
Avokati Arbër Hoxha ka folur lidhur me arrestimet e drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë.
Sipas tij, veprimet e tyre kanë qenë shumë trashanike duke ia bërë mjaft të lehtë SPAK dhe BKH-së në hetime.
“Veprimet janë bërë shumë të trasha nga administratorët dhe janë njerëz që nuk kanë lidhje fare me atë pjesë. Nuk kanë ditur as si të vjedhin edhe drejtori i ARRSH-së janë bërë veprime aq të trasha. Dhe veprime që studentët e fakultetit të drejtësisë i studiojnë në vitin e tretë. Dhe SPAK dhe BKH e kanë pasur të lehtë të studiojnë këto çështje. Në Shqipëri është shpikur një koncept, pronari ligjor dhe pronari faktik. 'Pronari faktik' është shpikur nga Gjykata e Posaçme pas inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit. Edhe në Itali nuk ekziston koncepti i pronarit faktik. GJKKO ka dënuar ish-ministra dhe ish-zëvëndëskryeministri është në akuzë. Duhet kohë për të gjetur ku kanë shkuar paratë”, tha avokati Hoxha për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje