TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 22:31

‘Veliaj dhe drejtorët e bashkisë bëjnë pushime luksi’, Klodiana Lala: SPAK të hetojë ku shkojnë paratë

Shkruar nga Pamfleti

‘Veliaj dhe drejtorët e bashkisë bëjnë pushime

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur sërish për dosjen ‘5D’ dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës së bashku me kryebashkiakun, duke thënë se ata kanë udhëtuar jashtë vendit për udhëtime të shtrenjta.

Lala i ka bërë thirrje SPAK-ut që të sqarojë se ku kanë shkuar paratë e marra nga tenderat e kompanisë “5D”.

“SPAK duhet të na sqarojë se ku kanë shkuar paratë e marra nga tenderat e kompanisë “5D”. A kanë udhëtuar drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha me Erion Veliajn dhe persona të tjerë jashtë vendit, pushime të shtrenjta. Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëtime pune, por udhëtime që janë lehtësisht të aksesueshme në sistemin TIMS, janë lehtësisht të aksesueshme në shpenzimet që kanë bërë në vende të ndryshme. P.sh. rezulton një udhëtim në Finlandë se çfarë shpenzimesh kanë bërë atje, cilat janë transfertat, cilat janë kontaktet”, tha Lala në emisionin Të Paekspozuarit.   

bashkia e tiranes klodiana lala

Lini një Përgjigje