TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 22:22

"Veliaj po lutej për mëshirë, ka nevojë për mbështetjen e PS", Sejamini: Rama do i 'japë duart' kur t'i bëhet barrë

Shkruar nga Pamfleti

"Veliaj po lutej për mëshirë, ka nevojë për

Analisti Neritan Sejamini ka analizuar deklaratat e Veliajt dhe Ramës, pas zbulimit të aferës në Bashkinë e Tiranës, që deri tani ka çuar në pranga një pjesë të kupolës drejtuese.

Ai u shpreh se deklarata e Veliajt ishte një lutje ndaj Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për mbështetje.

Ndërsa deklaratën e Ramës nuk e konsideroi një mbrojtje ndaj Veliajt, por tha se ra dakord me tekstin e kryebashkiakut, ndërsa për drejtorë pak a shumë dha "verdiktin" si të korruptuar.

"Veliaj edhe mesazhin e nis duke iu tharë pështyma. Mesazhi ishte një lutje ndaj Edi Ramës, për dashurinë e Edi Ramës.

Aty ka edhe një moment ku ai i referohet PS-së. Një pjesë nuk e perceptojnë si pjesë e shëndetshme e PS, por si një uzurpator. Ai ka nevojë sot për Partinë Socialiste.

Kurse mesazhi i Ramës është interesant. Nëse zoti Veliaj bëhet barrë, Rama do ta lëshojë. Kur bëhet barrë, do ta lëshojë. A është bërë barrë sot? Nuk e di.

E para, sulmi që i bën medias zoti Rama, ka të bëjë me dicka tjetër, jo me rastin konkret, një ligj që do të bëjë Rama për mediat, nuk e ka për këtë rast. Po bën një draft me të huajt dhe ta ketë si justifikim. E dyta, Rama ka vendosur emrat e saktë, ka thënë drejtorë dhe ish drejtorë, ndërkohë propaganda e Veliajt ka thënë ish drejtorë. Në fund thotë, ata që me një dorë marrin paratë për shtetin dhe i fusin në xhep, ka dhënë verdiktin që këta janë të korruptuar.

Rama thotë jam dakord me atë që thotë Veliaj, pra është dakord me tekstin", tha Sejamini.

Analisti foli edhe për një pjesë tjetër të deklaratës së Veliajt, ku ai lavdëroi punët e drejtorëve të arrestuar. Sejamini tha se Tirana akoma i derdh ujërat e zeza në Lanë dhe sukseset që përmend Veliaj janë të rëndomta.

"Punët që përmendi Veliaj si sukses janë banale. Ja qyteti sot, ujrat e zeza të Tiranës sot derdhen në Lalë. Nuk ka impjant pastrimi të ujrave të zeza.

E dyta, Tirana nuk ka as tren dhe as stacion treni. Nuk ka Teatër Kombëtar, nuk ka cirk, Tirana nuk ka Teatër për fëmijë, nuk ka Bibliotekë Kombëtare. Nuk ka pishinë olimpike për sporte.

Tirana ka të gjithë problemet që dimë, që nga vitin 90', vetëm i është marrë çdo gjë e gjelbërt dhe nuk i është shtuar asnjë centimetër katror jeshillëk.

Sa vjet ka Unaza e Re që po bëhet? Që e ka bërë ky drejtori i madh? Ka pesë vjet që ndërtohet për një copë rrugë. E keni parë atë projekt montruoz? Kjo është Tirana e vërtetë. Një qytet që nuk ekziston semafori. Është një tmerr i vërtet. Ku ka semafor, ka edhe polic, ku nuk ka semafor, nuk ka as polic. Kjo është Tirana e zotit Veliajt dhe ato punët me të cilat u mburr janë të rëndomta.

Punonjësit e Bashkisë kanë status si punonjës civilë. Merren në punë me konkurs. Këta njerëz e kanë të ndaluar të bëjnë fushatë politike në orar të punës dhe të shprehin bindjen politike. Gjithçka që kanë bërë në fushatën e Veliajt, është në shkelje të ligjit.

Duhet komision parlamentar për emërimet në Bashkinë e Tiranës, sepse janë personale duke shkelur ligjin e shërbimit civil dhe ligjet e administratës publike", tha Sejamini për "TPZ".

Lini një Përgjigje