TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2024, 22:35

"Rama do dalë i larë", Shkullaku: Nëse Veliaj merret i pandehur, do thotë është përgjegjësi personale

Shkruar nga Pamfleti

"Rama do dalë i larë", Shkullaku: Nëse Veliaj merret i

Analisti Armand Shkullaku ka folur për deklaratat e Veliajt dhe Ramës, lidhur me aferën korruptive në Bashkinë e Tiranës me kompaninë 5D të drejtorëve. 

Shkullaku tha se Rama ishte i detyruar të bënte reagimin ku binte dakord me Veliajn, sepse ai do të përdorë të njëjtin justifikim nëse Veliaj nesër merret i pandehur. 

"E para të bën përshtypje, që iu ka plasur cipa për të thënë gomarllëqe, të bindur që njerëzit janë dele dhe marrin të mirëqenë cdo gjë që thonë. Nuk e rruajnë fare, thonë e kanë bërë ca atje, qentë të lehin, kazani mediatik...

Kështu ka thënë edhe për Saimir Tahirin, për kryetarët e bashkive, deputetët e kriminalizuar, t’ju vijë turp po hidhni baltë. Pastaj thoshte janë dru të shtrembër, vemje. Rama, për shpirt nuk do ta bënte atë deklaratë, por është i detyruar. Nëse Rama godet skemën e Veliajt, godet veten.

Imagjinoni për një çast, sikur Veliaj të merret i pandehur. Cfarë do të thotë ky? Që është përgjegjësi individuale...", tha Shkullaku për "TPZ". 

Lini një Përgjigje